Përballja mes Tiranës dhe Elbasanit do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Vendimi është marrë tashmë nga organet kompetente, të cilat kanë përcaktuar që sfida të luhet me dyer të mbyllura për dënimin e klubit bardheblu. Në këtë mënyrë, asnjë prej mbështetësve të dy skuadrave nuk do të lejohet të jetë i pranishëm në stadium.
Megjithatë, Tirana nuk duket se do ta pranojë lehtësisht këtë vendim. Drejtuesit e klubit bardheblu kanë tentuar që ndeshja të zhvillohet me tifozë në tribuna dhe tashmë kanë nisur procedurat institucionale për kundërshtimin e masës.
Në reagimin e klubit bëhet me dije se Tirana do të vijojë procedurat institucionale për kundërshtimin e vendimit, ndërsa drejtuesit po diskutojnë edhe me FSHF-në për këtë çështje.Sfida Tirana-Elbasani është programuar të luhet ditën e diel, ndërsa në orët e ardhshme pritet edhe njoftimi zyrtar i klubit kryeqytetas.