Humbja në Rrogozhinë kundër Egnatias dhe fjalët plotë “mllef” të trajnerit Edlir Tetova, dhanë idenë se Teuta nuk do e diskutonte fitoren ndaj Partizanit në javën e 10-të të Superiores, por që fusha tregoi të kundërtën, humbja.
Në zonën e pononcimeve, trajneri Tetova shpejgoi arsyet e disftës së dytë radhazi për Teutën, e ku skuadra durrsake humb “terren” ndaj Egnatias kryesyes, 4 pikë mbrapa.
“Shqetesëim nuk ka. Unë e kam thënë se ne do kemi kurbat tona. Mendoj se shumë shpejtë kur do kemi organikën e plotë, do jetë me e lehtë edhe për mua. Disa lojtarët duhet të pushonin, por në këto kushte jemi.
Shpejtësia e veprimit ishte për të dëshiruar. Ne kishim plan tjetër. Ngarkesa psikologjike ka ndikuar. Megjithatë. Nuk dua të krijo alibi. Në pjesë e dytë, nuk kemi marrë asnjë top të dytë. Kjo është diçka që më shqetëson.
Në topin e dytë, duhet të ishim më pranë sulmuesve. Ndërrimet i bëmë për të qenë me këmbën nga jashtë. Në momentin që ndryshojmë strategji, duhet të jemi shumë korrekt në atë që bëjmë.
Nuk është ndonjë shqetësim i madh, janë gjëra që ndodhin në futboll. Në ndërrmimin e lojës nuk kemi shpejtësi dhe të krijojmë superioret, është e kotë. Në pjesën e parë, Partizani kishte momentet e veta në tranzicion.”