SHPËRTHEN PARTIZANI! Karoglan gjen fitoren e shumëpritur, Teuta pëson goditjen e radhës!

by KLIKOJE.AL

Partizani ka marrë një fitore me shumë vlera në transfertë, duke mposhtur Teutën me rezultatin 1-0 në një përballje të luftuar deri në fund. Heroi i të kuqve ishte Atanaskoski, i cili në minutën e 58-të realizoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme nga distanca, duke mposhtur portierin Bernardoni.

Ndeshja u bë edhe më e vështirë për vendasit në minutën e 83-të, kur Përgjoni u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Teutën me dhjetë lojtarë.

Kjo është humbja e dytë radhazi për durrsakët, të cilët pësojnë një goditje në garën për kreun e renditjes. Nga ana tjetër, Partizani rikthehet te fitorja pas shumë javësh mungesë, duke marrë tri pikë jetike për moralin dhe vazhdimësinë e sezonit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.