Partizani merr fitoren e parë me Karoglan, trajneri kroat zbulon prapaskenat: Kam 3 javë që nuk dal nga zyra!

by KLIKOJE.AL

Pas tri humbjeve radhazi në stolin e Partizanit, Mislav Karoglan më në fund ka shijuar suksesin e parë si trajner i të kuqve. Tekniku kroat arriti të merrte një fitore me shumë peshë, duke mposhtur Teutën në transfertë dhe duke surprizuar durrsakët, që luftojnë në pjesën e sipërme të renditjes.

Pas përfundimit të takimit, Karoglan foli për mediat, ku analizoi paraqitjen e skuadrës, vështirësitë psikologjike të lojtarëve për shkak të pozicionit në renditje, ndryshimet taktike dhe procesin e rindërtimit të Partizanit.

Trajneri kroat pranoi se minutat e fundit ishin të vështira, por vlerësoi zbatimin e planit taktik nga futbollistët. Megjithatë, ai theksoi se nuk ka vend për festë, pasi Partizani vijon të mbajë vendin e fundit në kampionat.

“Në 70-75 minuta ishim shumë mirë. Patëm mjaft raste për gol. E kemi filluar ndeshjen me presing. Në pjesën e dytë, duhet të ishim pak më mirë me kontrollin e topit.

Në minutat e fundit, u duke sikur u trembëm pak. Kur je në vendin e fundit, e vuan psikologjikisht. Vuajtëm shumë sot. Ka qenë shumë e vështirë.

Kam 3 javë që nuk dal nga zyra ime. Në fillim provuam një tjetër model loje, por pas dy ndeshjesh, e kuptova se nuk funksionon. Pas sfidës me Elbasanin, fillova përshtatjen. Sot e kishim një plan të qartë se si do të luanim kundër tyre. Sot lojtarët e ekzekutuan planin shumë mirë. Ne gjithmonë analizojmë kundërshtarin.

Ne jemi ende në proces, i cili do të jetë i vështirë. Mendoj se lojtarët më ndjekin. Ne Superiore, çdo ekip mund të mund këdo, është një ligë shumë e hapur. Nuk ka asgjë për të festuar, pasi jemi në vendin e fundit”.  Përfundoi Mislav Karoglan

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.