“Nuk i falet një ekipi profesionist”, Daja lëshon kritika pas fitores me Partizanin: Na mungoi loja në hapësirat bosh

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Elbasanit, Glen Daja, u shpreh tepër i kënaqur për 3 pikët e marra ndaj Partizanit, por pati rezerva për lojën e zhvilluar. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e RTSH, ai deklaroi:

“Së pari, kam një dedikim special, që këtë fitore, në emër të të gjithë klubit, ia dedikoj Erionit, tifozit tonë. I urojmë një shërim të shpejtë e fitorja është për të.

Pjesa e parë nuk shkoi mirë, vendosja e lojtarëve në fushë, ku e kërkonin dhe çfarë zone e kërkonin topin. Nuk kishin dëshirë si me Durrësin. Në pjesën e dytë u transformuan çunat. Jam i kënaqur për të tri pikët, por absolutisht jo me lojën.

Për shkak të manovrës së Partizanit, se kishin lojtarë në gjysmëhapësira dhe lojtarët tanë ishin një linjë më poshtë, nuk ishin në vendin e duhur. Bënë më mirë në pjesën e dytë, por bëmë një gabim taktikisht, se humbëm ekuilibrat dhe nuk i falet një ekipi profesionist. Siç e thashë, kemi shumë punë për të bërë.

Nuk është se nuk e administruam topin, e bëmë më shumë horizontalisht dhe jo vertikalisht. Na mungoi loja në hapësira boshe, jo cilësia e lojtarëve. Duke qenë se kundërshtari rrinte shumë i ngjeshur mbrapa, kishim vështirësi në pasimin vertikal. Pastaj, lojtarët duhet të sulmojnë më mirë zonat bosh”, tha Daja pas ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.