Partizani në krizë, Karoglan kërkon kohë dhe lojtarët e dëmtuar: Na duhet cilësi shtesë!

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan, ka theksuar se humbja e sotme përballë Elbasanit ishte shumë e vështirë për ekipin të cilit i kishin munguar shumë lojtarë.

“Është një humbje e vështirë, por do të marr gjërat pozitive nga kjo ndeshje. Ne sot ishim pa 7 lojtarë që mungonin për dëmtim. Luajti Vata në mesfushë, luajti në mënyrë fantastike në 65 minuta. Për fat të keq, kishim në 10 minuta tre kundërsulme për të mbyllur ndeshjen. Ishte Keko një kundër një e Bintsuka nga 5 metra dhe në këtë lloj ndeshje duhet ta vrasësh ndeshjen.

Duhet të pranosh dhimbjen. Ua thashë lojtarëve që duhet të luajnë me te. Ajo që nuk të vret, mendoj se të bën më të fortë. Ky është mesazhi që u jap lojtarëve, duhet të besosh vazhdimisht të besosh për të arritur tek e mira. Ndonjëherë të duhet një puthje nga fati që të rritësh besimin e  sjellë ndryshimin tek ajo që duhet.

Fillimisht duhet të flasim individualisht me lojtarët dhe kujdesemi për ta. Kjo është shumë e rëndësishme. Ne duhet të punojmë për tranzicionin në mbrojtje që është problem. Shpresojmë të kemi disa të kthyer nga dëmtimet që të na sjellin një cilësi shtesë mbi atë që kemi aktualisht.

E para është të mbrohesh më mirë, një tjetër është të kesh më shumë mbajtje, se kur ke më shumë mbajte ke më pak rreziqe. Këto janë gjërat themelore, mbrojtja është bazike dhe duhet të punosh te gjërat themelore. Mendoj se në pjesën e parë nuk i lejuam asgjë, më pas ndjemë se humbëm mesfushën e ritmin e ndeshjes. Këtu ka ndikuar për shembull mungesa e Mijës, Aliut apo të tjerëve. Me ta do ishim një skuadër tjetër”, tha Karoglan për RTSH pas ndeshjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.