ELBASANI I BËN GJËMËN PARTIZANIT! Nikaj godet në 88-të, të kuqtë fundosen në fund të tabelës! (video)

by KLIKOJE.AL

Elbasani triumfon në një përballje dramatike ndaj Partizanit, duke përmbysur disavantazhin dhe duke marrë tri pikë të arta në një ndeshje të mbushur me emocione, tension dhe nerva deri në sekondat e fundit. Heroi i mbrëmjes është Nikaj, i cili në minutën e 88-të dërgoi topin në rrjetë me një gol të rregullt, duke vulosur fitoren 2-1 për verdheblutë!

Partizani e nisi ndeshjen me këmbën e mbarë dhe kaloi në avantazh që në minutën e 16-të. Pas një goditjeje dënimi të harkuar nga e djathta, Joviçiç u shkëput bukur dhe me kokë mposhti Aleksovskin, duke u dhënë të kuqve avantazhin e shumëkërkuar. Me rezultatin në favor, Partizani shpresonte të administronte lojën dhe të largohej me tri pikë nga Elbasani. Por vendasit nuk u dorëzuan dhe vijuan të kërkonin golin e barazimit.

Ai erdhi në minutën e 82-të. Mazari provoi nga jashtë zonës, topi u devijua nga Pasagiç dhe Qirko nuk arriti të reagojë, duke parë sferën të përfundonte në rrjetë. 1-1! Elbasani rikthehet në lojë dhe stadiumi shpërthen në festë!

Por verdheblutë nuk u mjaftuan me barazimin. Në minutën e 88-të, Nikaj doli në skenë dhe realizoi golin e dytë, duke përmbysur gjithçka dhe duke i dhënë Elbasanit një fitore me peshë të madhe. Një gol i rregullt, që vulosi triumfin vendas dhe la Partizanin të tronditur në minutat e fundit të takimit.

Nga avantazhi te humbja: Partizani pëson një tjetër goditje në një sezon që po kthehet në makth për të kuqtë. Ndryshimet në pankinë ende nuk kanë sjellë kthesën e shumëpritur, ndërsa pikët vazhdojnë të mungojnë.

Në krahun tjetër, Elbasani merr frymë dhe ngjitet në vendin e katërt me 11 pikë, duke fituar besim dhe duke treguar se mund të rivalizojë për objektiva më të larta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.