Disiplina nuk fal! 5 ndeshje pezullim për zyrtarin e Dinamos, ndëshkohen edhe Vllaznia e Sopoti

by KLIKOJE.AL

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka publikuar vendimet e fundit, ku në fokus janë gjobat ndaj klubeve për sjelljen e tifozëve dhe një dënim i rëndë për zyrtarin e Dinamo City, Andri Cara.

KF Vllaznia dhe KF Sopoti janë dënuar me gjobë për sjellje të gabuar të spektatorëve, pasi tifozët kanë hedhur sende në fushën e lojës. Për të dy klubet, masa e parashikuar është 50 mijë lekë, në bazë të nenit 17/2/b të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Ndërkohë, një nga vendimet më të forta lidhet me zyrtarin e FC Dinamo City, Andri Cara. Për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, Cara është dënuar me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, në bazë të nenit 14/1/j të KDE.Për Sopotin, vendimi parashikon gjithashtu aplikimin e nenit 76/1/a të KDE, sipas të cilit gjoba zbatohet në masën 50%.

Kështu, vendimet disiplinore sjellin penalitete financiare për dy klubet dhe një pezullim të konsiderueshëm për zyrtarin e Dinamo City, në një tjetër sinjal për respektimin e rregullave dhe sjelljen sportive në futbollin shqiptar.

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. Zyrtari i FC Dinamo City, Andri Cara, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
  4. Zyrtari i Eagle Football, Edison Kaja, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Zyrtari i Eagle Football, Andi Matraxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 6/4, 14/1/j dhe 33 të KDE dënohet me gjobë në masën 20.000 (njëzet mijë) lekë si dhe 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.