Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont

by S.M

Partizani e mbylli sezonin 2025-2026 pa Europë. Në stolin e kuq u pa sërish një trajner që aktivizoi të rinjtë, me Ralf Zhivanajn që ndoqi të njëjtën linjë si Skënder Gega një vit më parë. Por ndryshe nga atmosfera optimiste e fundsezonit të kaluar, këtë herë në kampin e kuq mbizotëron ftohtësia dhe pasiguria. Mungesa në kupat e Europës pritet të sjellë pasoja financiare, ndërsa klubi po përgatitet për një verë me ndryshime të mëdha.

Organika shihet e mbingarkuar dhe disa lojtarë pritet të largohen. Emra si Sidibe, Human dhe Doumbia kanë oferta konkrete, çka mund të ndihmojë financat e klubit në mungesë të të ardhurave europiane. Megjithatë, vendimi përfundimtar për të ardhmen e tyre pritet të lidhet ngushtë me trajnerin e ri.

Në ambientin pranë klubit kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë për pankinën, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare. Tendenca duket qartë: Partizani po sheh sërish drejt tregut të huaj, me profilin kroat ose serb që mbetet më i preferuari. Kujtojmë se sezonin e kaluar të kuqtë e nisën me serbin Mladen Milenkoviç, i cili më pas u largua për t’ia lënë vendin Oltion Kërnajës.

LEXO ME SHUME:Ekipi i Superiores drejt shkrirjes, largon të gjithë lojtarët dhe shet vetëm një futbollist

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.