Maran paralajmëron Finlandën: Kemi besim të madh, stadiumi do të na shtyjë drejt fitores

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, është shfaqur sot para mediave për të folur për ndeshjen ndaj Finlandës që do të luhet këtë të enjte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Tekniku i kuqezinjve bëri bilancin e situatës së skuadrës para kësaj sfide të rëndësishme.

“Gola nga sulmuesit si në klube? Shpresojmë të gjithë të shohim golat, e shpresojmë ne, skuadra, të gjithë tifozët. Nëse ka tifozë, është se besojnë te ne, kjo është e para që duhet të dimë dhe respektojmë. Di që nga ana jonë është dëshira e madhe që të kthejmë këtë përkushtim ndaj vlerave. Siç i kam parë djemtë, si i përjetojnë këto grumbullime, ekziston dëshira për të bërë mirë, jam i bindur. I shoh kur vijnë dhe kanë këtë vullnet. Ne duhet të jemi të aftë të çojmë këtë krenari e përkushtim në fushë me shumë përgjegjësi, sepse përfaqësojmë diçka të rëndësishme dhe këtë e dimë shumë mirë.

Trajneri i Finlandës synon fitore? Sa më përket mua, është e njëjta bindje, nuk është gabim të besosh te ekipi ynë. Unë kam bindjet e mia të forta se i kam parë të punojmë, di si do shkojmë në fushë, do shtyhemi nga një stadium fantastik dhe janë të gjitha kushtet të bëjmë mirë. Duhet të përqendrohemi te kjo dhe të jemi të bindur te ajo që bëjmë. Kaq.

Individualizmi ndaj San Marinos? Këtë e kemi zgjidhur në periudhën mes pjesëve ndaj San Marinos, që qartësuam që është e rëndësishme fitorja dhe jo kush bënte golin. Nga kjo pikëpamje mesazhi ka mbërritur, pavarësisht se në pjesën e dytë me San Marinon ulëm ritmin që nuk duhet ta bëjmë, që e dimë vete dhe nuk është nevoja të na thuhet. Por që skuadra gaboi dhe pësoi gol, pastaj bëri 8 gjuajtje në portë dhe e rregulloi. Duhej rregulluar më parë, kjo është e sigurt. Por skuadra e përjeton përgjegjësinë por edhe në gabim arrin të kthehet mbrapa dhe të gjejë rrugën e duhur.

Në fakt ne do të futemi në fushë sigurisht për të shënuar dhe për të krijuar sa më shumë mundësi për të shënuar, dhe për të mos pësuar gol mbi të gjitha. Ndoshta ndeshja ndaj San Marinos e ka vendosur pak në dyshim procesin për të cilin ne jemi duke punuar në këto kohë, por në ndeshjen ndaj Finlandës kemi arritur të shënojmë shumë shpejt dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen edhe më herët. U vendos nga momente specifike që ndryshuan edhe ndeshjen. E rëndësishme që skuadra është e ndërgjegjshme dhe koshiente për atë që duhet të bëjë dhe duhet ta demostrojë edhe ditën e nesërme.

Kam vënë re një dëshirë për të qenë të vendosur. Dhe populli shqiptar besoj se e ka karakteristikë, këtë duhet ta ccojmë te skuadra. Dhe ndjenja e përgjegjësisë për atë që bëjmë, duhet injektuar dhe e kemi.

Jam duke tentuar që të njoh edhe lojtarët e këtij kampionati. Është një nga detyrat e trajnerit të kombëtares që të kuptojë se si funksionon futbolli në vendin ku ai drejton kombëtaren. Kam kërkuar të gjej lojtarët dhe të kuptoj e vlerësoj vlerat e tyre futbollistike. E kam bërë me kënaqësi, mendoj se është zgjedhja që duhet ta bëjë trajneri i kombëtares. Është një mënyrë e imja për të respektuar dhe punën që po bëhet në kampionatin ku luajnë lojtarë që mund të jenë pjesë e kombëtares.

Mesazh motivimi? Unë mendoj se një lojtar duhet të motivohet gjithmonë nga diçka. Së pari që në ndeshjen e nesërme do të kemi një stadium të mbushur që vjen se besojnë te ne. Gjëja më e rëndësishme është që secili individualisht duhet të dalë nga fusha pa pengje, nëse e di që ka dhënë gjithçka që mundej, edhe nëse ndonjëherë ka ndonjë gabim, por e di që ka dhënë gjithçka, çdo pikë djerse, çdo përkushtim të mundshëm, çdo vëmendje të mundshme, të gjithë zemrën, të gjithë dëshirën për rezultat, çdo gjë që nevojitet, atëherë sipas meje ka bërë ndeshjen. Rezultati nuk dihet, por e di që nëse vihet kjo në fushë, përqindja e arritjes së rezultatit rritet shumë”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.