Lëvizjet në pankinat e Kategorisë së Parë nuk kanë munguar ditën e sotme. Pas ndryshimit te Pogradeci, një tjetër skuadër ka vendosur të bëjë revolucion në drejtimin teknik. Bëhet fjalë për Kastriotin, ku Ramadan Ndreu nuk do të jetë më trajner i ekipit.
Humbja ndaj Bylisit ka rezultuar fatale për teknikun, i cili ka vendosur të japë dorëheqjen dhe të mbyllë menjëherë aventurën e tij në krye të skuadrës krutane.
Megjithatë, drejtuesit e Kastriotit nuk kanë humbur kohë për të gjetur pasuesin. Ata kanë vendosur t’ia besojnë drejtimin e ekipit Sokol Neziri-t, një emër që është pjesë e ambientit krutan.
Veterani ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist, për t’u fokusuar tashmë në një sfidë të re, atë të trajnerit. Kështu, Neziri nis menjëherë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë në pankinën e Kastriotit.