“4 lojtarë në spital nga helmimi”/ Kërnaja trondit me deklaratën, shpërthen ndaj arbitrave: Ky është turp

by KLIKOJE.AL

Barazimi pa gola ndaj Korabit ka lënë shumë pakënaqësi te Flamurtari, ndërsa trajneri Oltjon Kërnaja ka shpërthyer në akuza të forta pas përfundimit të takimit. Tekniku nuk e fshehu irritimin ndaj arbitrimit nga Silvio Dyrmishi, duke pretenduar se skuadra e tij është dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve.

“Katër lojtarë përfunduan në spital për një helmim, një ndër ta ishte dhe Lushaj. Nuk jam i zhgënjyer  sepse shumë vështirë të luash në këtë mënyrë. Nuk e di kush ka përgjegjësi. Shpresoj që këta që vendosin rezultatin e ndeshjes t’ia lejmë fushës, jo arbitrat të vendosin rezultatin e ndeshjes, sepse ka qenë vërtet një tmerr me atë që kam parë.  Janë dy penallti, tre raste offside, dhjetë metra, arbitri anësor, jep lojë. Nuk e di. A kanë kanë formimin e duhur, vijnë këtu, por është bërë rrugës, është turp ta them, po është bërë e rrugës.

Kemi gjashtë ndeshje jashtë, gjashtë ndeshje që dominojmë, por nuk na lënë  të shënojmë gol. Vetëm këtë kam, s’kam asgjë tjetër të them. Çudia më e madhe është se gabojnë në ndeshjen tonë dhe javën tjetër i shohim në Superligë. Shpresoj të mos i shoh në Superligë këta, se nëse i shohim në Superligë, mbas dy javësh, kur fillon kampionati mbastaj i bie tjetërkush, ndonjë delegate që e bën këtë punë, jo ata të fushës, se si rregull nëse lojtari im gabon unë e nxjerr jashtë, nëse arbitri gabon, duhet të dalë jashtë.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.