30
Fitorja e Skënderbeut ndaj Dinamos me rezultatin 2-0 u shoqërua me një lajm shqetësues vetëm pak minuta pas përfundimit të takimit.
Sipas raportimeve të CNA, presidenti i klubit korçar, Ardjan Takaj, ka shfaqur probleme shëndetësore pas ndeshjes së zhvilluar në Korçë.
Mësohet se Ardjan Takaj është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër. Problemet shëndetësore janë shfaqur pak pas përfundimit të sfidës me Dinamon, duke bërë të nevojshëm dërgimin e tij të menjëhershëm në kryeqytet.
Ndërkohë, në aspektin sportiv, Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Dinamos. Pas 11 javësh kampionat, skuadra korçare renditet në vendin e pestë të Superiores me 14 pikë.