Conference League thërret! Dinamo, Elbasani dhe Vllaznia njohin rivalët

by KLIKOJE.AL

Tre skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në Conference League kanë mësuar kundërshtarët e raundit të parë kualifikues.Dinamo do të ketë përballë Astanën, shtatë herë kampione të Kazakistanit dhe një skuadër me eksperiencë të konsiderueshme në kupat europiane. Kryeqytetasit do të përballen me një kundërshtar të fortë, që në vitet e fundit ka qenë pjesëmarrës i rregullt në fazat e grupeve të të kompeticioneve europiane.

Një short sfidues ka rezervuar edhe për Elbasanin, që do të ndeshet me BATE Borisov. Klubi bjellorus është i njohur për ekipet shqiptare, pasi ne sezonin 2024-2025, eliminoi Partizanin në raundin e parë të Champions League, përpara se të ndalej nga Ballkani në play-off-in e Conference League. Ndërkohë, Vllaznia do të përballet me Malishevën. Nënkampionët e Kosovës vijnë për herë të parë në një duel zyrtar me shkodranët, në atë që konsiderohet një derbi vëllazërie mes dy skuadrave shqiptare. Ndeshjet e para do të luhen më 9 korrik. Ato të kthimit janë rezervuar më 16 korrik.

LEXO ME SHUME:Egnatia me sytë nga kualifikimi, short i favorshëm për kampionët e Shqipërisë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.