Klafuriç ka gati skuadrën e tij! Tirana mbyll merkaton, të shtunën teston forcën me…

by KLIKOJE.AL

Tirana mbyll merkaton dhe hyn në fazën finale të përgatitjeve për sezonin e ri. Pas rikthimit nga Turqia, te bardheblutë nuk ka më vend për eksperimente. Tashmë gjithçka është fokusuar te ndërtimi i skuadrës që do të tentojë rikthimin te trofetë. Pas disa sezoneve me luhatje, objektivat në kampin bardheblu janë të qarta: Tirana kërkon të jetë sërish protagoniste dhe të luftojë për titullin kampion apo Kupën e Shqipërisë.

Tekniku kroat Klafuriç duket se e ka të qartë planin e tij dhe po përgatit ekipin për betejat e sezonit të ri. Testi i radhës do të jetë ditën e shtunë, kur Tirana do të përballet me Laçin në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një tjetër mundësi për trajnerin për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe për të konsoliduar formacionin para startit zyrtar.

Në merkato, bardheblutë kanë bërë një revolucion të vërtetë. 10 lojtarë janë afruar, ndërsa po kaq futbollistë janë larguar nga skuadra. Mes afrimeve janë edhe tre lojtarë të akademisë, të cilët do të jenë pjesë e ekipit të parë. Sipas informacioneve, merkatoja e Tiranës tashmë është e mbyllur. Klafuriç do ta nisë sezonin me këtë grup, me të cilin do të kërkojë të rikthejë bardheblutë në majat e futbollit shqiptar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.