Jo vetëm futboll! Egnatia-Shamrock bëhet ndeshje për një kauzë (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Egnatia do të përballet të enjten në ndeshjen e kthimit me Shamrok Rovers për të kaluar në raundin tjetër të Conference League. Kampionët e Shqipërisë i pret një përballje e vështirë duke qenë se humbën me shifrat 1-3 sfidën e parë dhe tani do të bëjnë maksimumin për kualifikimin. Në prag të kësaj sfide, rrogozhinasit kanë organizuar një aktivitet të veçantë ku të ardhurat nga biletat e ndeshjes do të shkojnë për kopshtin e Rrogozhinës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF EGNATIA (@egnatia.al)

Njoftimi i klubit

EGNATIA PRANË FËMIJËVE DHE KOMUNITETIT! 💚

Më 10 gusht 2026, në Arena Egnatia, FK Egnatia dhe Fondacioni Egnatia zhvilluan një aktivitet të veçantë me vogëlushët e Rrogozhinës, në kuadër të angazhimit të përbashkët për komunitetin.

Fëmijët janë e ardhmja e qytetit tonë dhe për ne, të jesh pranë tyre është më shumë se një detyrë: është mision!

Por solidariteti ynë vazhdon.

Të ardhurat nga biletat e ndeshjes së së enjtes do t’i dedikohen përmirësimit të infrastrukturës së kopshtit të Rrogozhinës.

Ftojmë të gjithë tifozët dhe qytetarët të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Sepse Egnatia nuk luan vetëm për trofe.
Egnatia luan edhe për qytetin e saj!

💚 Bashkë për Egnatian! Bashkë për Rrogozhinën!

LEXO ME SHUME:VIDEO/ Ardian Nuhiu ka gjetur ekipin e ri, ish-trajneri i Tiranës rikthehet aty ku shkroi histori

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.