Nga Borussia Dortmund te Vllaznia? Trajneri gjerman pranë stolit shkodran

by KLIKOJE.AL

Vllaznia pranë marrëveshjes me trajnerin gjerman, Bernd Storck kandidati kryesor për stolin

Vllaznia duket se e ka gjetur pasuesin e Edi Martinit në stolin kuqeblu. Pas largimit të trajnerit shqiptar, drejtuesit e klubit shkodran kanë kthyer sytë nga Gjermania.

Bernd Storck pritet të jetë trajneri i ri i Vllaznisë, raporton gazetari Mantho Prokopi. Tekniku 63-vjeçar aktualisht është pa skuadër, ndërsa në karrierën e tij ka drejtuar ekipe dhe kombëtare të ndryshme në Europë.

Storck ka punuar edhe si asistent te Borussia Dortmund, ndërsa më pas ka vijuar karrierën në Hungari dhe Belgjikë, ku ka qenë pjesë e klubeve si Genk dhe Cercle Brugge.

Pikërisht eksperienca me kombëtaren e Hungarisë përbën një nga pikat më të spikatura të CV-së së tij. Storck e drejtoi Hungarinë nga viti 2015 deri në 2017 dhe e udhëhoqi ekipin në Euro 2016.

Vllaznia vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Edi Martinin pas rezultateve të dobëta në startin e sezonit. Pas pesë javëve të para, shkodranët kanë grumbulluar vetëm dy pikë, duke u renditur në fundin e tabelës.

Nëse marrëveshja finalizohet, Bernd Storck do të ketë detyrën për të ndryshuar situatën dhe për të rikthyer Vllazninë në rrugën e rezultateve pozitive.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.