Vapë dhe orar i çuditshëm, përcaktohet axhenda e ndeshjes Vllaznia-Malisheva

by KLIKOJE.AL

Vllaznia do të ndeshet me Malishevën në turin e parë të UEFA Conference League, ndërsa tashmë është bërë publik edhe kalendari i dy sfidave mes skuadrave. Takimi i parë do të luhet më 9 korrik në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”, me fillim të programuar në orën 20:00, sipas kalendarit të publikuar nga UEFA.

Sa i përket ndeshjes së kthimit, ajo do të zhvillohet një javë më pas në Kosovë, por jo të enjten si zakonisht. Sfida mes dy ekipeve është caktuar për të mërkurën, më 15 korrik, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshja e dytë pritet të ketë kushte jo shumë komode për të dy ekipet, pasi starti i takimit është vendosur në orën 16:30, për shkak se stadiumi nuk është i pajisur me ndriçim artificial. Si pasojë, të dy skuadrat do të zbresin në fushë në temperatura të larta vere. Vllaznia shpreson të kalojë turin, çka do ti jepte një bonus financiar ekipit shkodran.

LEXO ME SHUME:Tirana “blindon” skuadrën, dy përforcime të reja pranë zyrtarizimit (EMRAT)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.