Shkruhet historia e re e futbollit shqiptar: hiqet ‘Final 4’, vjen sistemi i ri!

by KLIKOJE.AL

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ndryshime të rëndësishme në strukturën e kampionatit “Abissnet Superiore”, me synim rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e cilësisë së garës.

Nga sezoni 2026–2027, kampionati nuk do të zhvillohet më me formatin aktual me katër faza dhe “Final 4”, por me tre faza të rregullta. Pas tyre, skuadrat do të ndahen në dy grupe, play-off dhe play-out, ku pikët do të përgjysmohen dhe gara do të vijojë deri në përcaktimin e kampionit dhe skuadrave që bien nga kategoria.

Ndërkohë, nga sezoni 2027–2028, “Abissnet Superiore” do të zgjerohet në 12 skuadra, duke sjellë një format të ri me dy faza të rregullta dhe më pas ndarje në grupe për play-off dhe play-out. Skuadrat e renditura në fund do të përballen me rrezikun e rënies nga kategoria, ndërsa më të mirat do të garojnë për titullin kampion. Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit thekson se këto ndryshime synojnë zhvillimin afatgjatë të futbollit shqiptar dhe rritjen e nivelit të garës në kampionat.

LEXO ME SHUME:Vapë dhe orar i çuditshëm, përcaktohet axhenda e ndeshjes Vllaznia-Malisheva

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.