Mbrojtja merr formë, Elbasani “rrëmben” kapitenin e Xamax

by KLIKOJE.AL

Elbasani vijon të lëvizë në merkato për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri. Pas afrimeve në repartet e tjera, drejtuesit verdheblu kanë fokusuar vëmendjen te mbrojtja, ku duket se kanë siguruar një përforcim me përvojë.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se Elbasani ka arritur marrëveshjen me qendërmbrojtësin zviceran Yoan Epitaux. Mbrojtësi 25-vjeçar vjen pas një eksperience të gjatë me skuadrën e Neuchâtel Xamax, ku ka zhvilluar 133 ndeshje zyrtare dhe ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Gjatë sezonit të fundit, Epitaux mbajti në disa raste edhe shiritin e kapitenit, duke konfirmuar rolin e tij si lider në prapavijë. Tashmë, pas përfundimit të kontratës dhe daljes si lojtar i lirë në treg, ai ka gjetur akordin me Elbasanin dhe pritet t’i bashkohet skuadrës për aventurën e re në futbollin shqiptar.

Me këtë lëvizje, Elbasani synon të rrisë cilësinë dhe eksperiencën në repartin defensiv, ndërsa merkatoja e verës mbetet ende e hapur për afrime të tjera.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.