“Në Shkodër mund të ishin 60-70 mijë tifozë, nuk kam më zë!”/ Laszlo pas fitores me Elbasanin: Me këmbë në tokë, nuk shoh ëndrra me sy hapur

by KLIKOJE.AL

Vllaznia fitoi në Shkodër përballë Elbasanit, në sfidën e cila vleu për llogari të javës së 11-të të “Abissnet Superiore”. Takimi u vendos nga goli i Uldedajt, ndërsa pas duelit, foli për mediat, trajneri fitues, Csaba Laszlo.

“Faleminderit për urimet. Ishin një trepikësh mjaft i rëndësishëm. Erdhëm prej një barazimi. Marrim pikë të rëndësishme dhe për besimin tonë. Çdo gjë është perfekte, rezultati është perfekt. Kundërshtari bëri një lojë mjaft mirë dhe në disa situata kishim fat. 

Taktikisht ishte një ndeshje mjaft e mirë. Lojtarët çdo ditë e më tepër. Dhe arrijnë që në fushë nuk luhet edhe me këmbë por duhet përdorur truni. Edhe normal ashtu fitohen ndeshjet. Problemi ishte kur lojtarët shkonin pas topit dhe dilnin nga detyrat. 

Ata duhet të bëjnë atë që bëjnë çfarë them unë. Hap pas hapi kemi bërë progres në këtë drejtim. Normalisht nuk mund të fitojmë çdo ndeshje. Por mundohem ti tregoj ekipit që kemi besim. Dhe pas çdo ndeshje, nuk kam zë. Mund të ishin 60-70 mijë tifozë në stadium. 

Meritojmë që pas kësaj fitoreje të bëjmë edhe pushimin. Pas këtij pushimi të fokusohemi te ndeshja e radhës.

Në 10 minutëshin e fundit isha pak me nerva. Dhamë shumë hapësira kundërshtarit në fushë. Sinkronizimi në fushë me ndërrimet. Ka raste kur mund të jemi me 3 6-sha në linja. Ka raste që mund të jemi 4-4-2, por në fund kryesorja ishte të mbyllnim krahët. 

Më e rëndësishmja dy anësorët si nga e majta dhe nga e djathta të bllokohen. Punuam mirë me këtë sistem. Çdo lojtar të këtij niveli ka bërë punë të mirë. Nuk mund të jesh kurrë perfekt. Mund të kemi tip black-out si me rastin e Nikajt. Tranzicioni negativ nuk funksonoi aq mirë. Komplimentoj edhe kundërshtarin se bëri një ndeshje të mirë. Ishte interesante për çdo teleshikues. Mund të kishim fat

Ku e shikon Vllazninë? Sa larg mund të shkojë ky ekip? Do të jemi me këmbë në tokë, nëse arrijmë 6-shen e parë do ishte mirë. Nuk shoh ëndrra me sy hapur”, tha Laszlo.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.