Egnatia tremb Craiovan, Coelho paralajmëron lojtarët e tij: Nuk duhet t’i nënvlerësojmë!

by KLIKOJE.AL

Universitatea Craiova ka nisur përgatitjet për një nga sfidat e rëndësishme në UEFA Conference League, aty ku përballë do të ketë Egnatian. Në prag të kësaj përballjeje, trajneri Filipe Coelho ka vlerësuar cilësitë e skuadrës shqiptare, duke veçuar forcën, shpejtësinë dhe rrezikshmërinë e saj në lojë.

Është një tjetër sfidë e rëndësishme për ne, ndaj një kundërshtari  të fortë  që për mua nuk është surprizë, i kam ndjekur ndeshjet e tyre, dhe cdo pikë është shumë e rëndëisshme për tu arritur. Ditën e enjte duhet të jemi në formë më të mirë për të arritur maksimumin, dhe do të jenë  detajet ato q do të bëjnë diferencën

“Është një kundërshtar interesant sidomos në repartin e sulmit, ku mund të vendosin në vështirësi me shpejtësinë  dhe aftësinë që kanë. Ne tri ndeshjet e fundit kanë luajtur me një 4-4-2 në formë rombi, ndërsa në takimet e mëparshme ka eksperimentuar edhe me një linjë me pesë mbrojtës. Kanë një lëvizshmëri të irë, vecanërisht në mënyrën se si sulmojnë hapësirat, luajnë me një mbrojtje të ngjeshur dhe nuk të lejojnë shumë hapësira.” Përfundoi Filipe Coelho

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.