16
Partizani izolohet në prag të derbit me Tiranën, ndërsa Xhulio Skuka mbetet në dyshim. Trajneri Florin Bratu ka vendosur që skuadra të qëndrojë larg zhurmës mediatike deri në sfidën e kryeqytetit, me seancën e fundit stërvitore që do të zhvillohet në Cërrik.
Në kampin e kuq, vëmendja është përqendruar te gjendja fizike e Skukës. Sulmuesi vijon të shqetësohet nga një dëmtim i vjetër në gisht dhe pjesëmarrja e tij në derbi vlerësohet 50 me 50. Vendimi përfundimtar do të merret në orët e fundit para ndeshjes. Prania e tij do të ishte një plus për repartin ofensiv të Partizanit, por Bratu po përgatit skuadrën edhe për mundësinë që të luajë pa një prej sulmuesve kryesorë.