Flamurtari nuk gjeti akordin për rinovimin e kontratës me Fjoralb Deliajn. 27-vjeçari i dalë nga akademia vlonjate, ishte pjesë e kuqezinjve në sezonin e fundit, por ka qenë pjesë e tyre edhe në edicionin 2017-2018. Mbrojtësi me shumë gjasa do të jetë pjesë e Lushnjes.
Mbrojtësi vlonjat bëri mirë te Flamurtari në sezonin e fundit dhe ishte një titullar i rëndësishëm. Largimi i Deliajt Flamurtari përforcon një rival të së Parës, Lushnjën që drejtohet nga ish-trajneri i kuqezinjve, Gugash Magani.
Për momentin verdhejeshilët janë të fokusuar në fazën përgatitore, por paralelisht, pa zhurmë, po punojnë edhe në merkato. Albi Xhebrahimi dhe Fjorlab Deliaj rezultojnë për momentin si afrime te Lushnja, ndonëse vijojnë edhe testimet e aspirantëve për t’u veshur verdhejeshil.