PLAS TE TIRANA/ Redon Xhixha u largua pas zëvendësimit, ja çfarë ndodhi (video)

by KLIKOJE.AL

Humbja në Klasiken ndaj Vllaznisë duket se ka lënë gjurmë te Tirana. Kapiteni Redon Xhixha nuk e ka fshehur zhgënjimin, teksa në minutën e 80-të të sfidës u zëvendësua nga trajneri Klafuriç dhe u largua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes.

Në momentin kur shkodranët kryesonin me rezultatin 2-0, tekniku i bardhebluve vendosi të largonte nga fusha kapitenin, duke i dhënë mundësinë Kishit të merrte vendin e tij. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i Xhixhës pas zëvendësimit.

Sulmuesi nuk qëndroi në stol për të ndjekur minutat e mbetura të takimit dhe nuk u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës, duke u drejtuar menjëherë në dhomat e zhveshjes. Një veprim që vjen në një moment të vështirë për bardheblutë, të cilët po përballeshin me një disfatë të rëndë ndaj rivalëve historikë.

Sfida mes Vllaznisë dhe Tiranës ishte e vlefshme për javën e tetë të Abissnet Superiore dhe përfundoi me fitoren 2-0 të shkodranëve. Tirana mbetet në vendin e katërt me 11 pikë, ndërsa largimi i menjëhershëm i kapitenit nga fusha ka tërhequr vëmendjen pas kësaj disfate.

Mbetet për t’u parë nëse ky reagim ishte thjesht një shenjë zhgënjimi për rezultatin apo nëse do të ketë zhvillime të tjera në kampin bardheblu.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.