KLASIKJA KA NJË FITUES/ Vllaznia rrëzon Tiranën me dy gola dhe merr frymë në renditje! (video)

by KLIKOJE.AL

Vllaznia triumfon në Klasiken e futbollit shqiptar! Kuqeblutë kanë mposhtur Tiranën me rezultatin 2-0, në supersfidën e javës së tetë të Abissnet Superiore, duke marrë tri pikë të arta përballë rivalëve historikë.

Në një përballje që dhuroi emocione dhe spektakël, shkodranët arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 38-të, me një realizim të jashtëzakonshëm të Muratajt. Mesfushori dërgoi topin në rrjetë me thembër, duke shënuar një supergol që ndezi atmosferën. Fillimisht, goli u verifikua nga sistemi VAR, i cili konfirmoi pozicionin e rregullt të lojtarit.

Vllaznia e administroi avantazhin dhe në minutën e 68-të goditi sërish. Këtë herë ishte Mehmeti, mesfushori i huazuar nga Partizani, që mposhti mbrojtjen bardheblu dhe portierin kundërshtar, duke dyfishuar shifrat në 2-0.

Tirana nuk arriti të reagonte për të ndryshuar fatin e takimit, ndërsa shkodranët festuan një fitore me peshë të veçantë, jo vetëm për rivalitetin historik, por edhe për situatën në renditje.

Me këtë sukses, Vllaznia merr frymë në klasifikim, duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve dhe në vendin e tetë. Nga ana tjetër, Tirana mbetet në vendin e katërt me 11 pikë, pas një disfate që i mohon mundësinë për të përmirësuar pozitat në kampionat.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.