Egnatia, Nevil Dede karikon skuadrën në fazën përgatitore: Po bëhemi gati për objektivin e madh, Champions League

by KLIKOJE.AL

Egnatia vijon intensivisht përgatitjet në Bullgari në prag të ndeshjeve europiane, ndërsa trajneri Nevil Dede është shfaqur optimist për ecurinë e skuadrës gjatë kësaj faze. Tekniku i kampionëve të Shqipërisë theksoi se java e parë e grumbullimit ka qenë e ngarkuar, por skuadra ka treguar entuziazëm dhe ka kaluar me sukses testin e parë miqësor. Trajneri i Egnatias u ndal edhe te procesi i harmonizimit të grupit, duke vënë theksin te integrimi i afrimeve të reja në skuadër te Egnatia.

“Po mbyllim javën e parë të përgatitjeve në Bullgari, e vërteta është që ngarkesat kanë qenë të larta, por entuziasmi është i madh. Kaluam ndeshjen e parë me sukses, sa i përket gjendjes jemi OK, në momentin që do mbyllim dhe javën me kundërshtarin që kemi me Ballkanin që do të luajmë ditën e shtunë, besoj se mbyllim një javë të suksesshme ku mbi të gjitha qëllimi është harmonizimi i lojtarëve, sidomos i prurjeve të reja. Përpara se të kthehemi në Shqipëri, të bëhemi gati për objektivin madhor që kemi që është Champions League.” Përfundoi Nevil Dede.

LEXO ME SHUME:Pas shortit me Astanan, Dinamo zbret në fushë për provën e parë miqësore

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.