Pas shortit me Astanan, Dinamo zbret në fushë për provën e parë miqësore

by KLIKOJE.AL

Shorti i UEFA Conference League ka rezervuar një sfidë mjaft interesante për Dinamon e Ilir Dajës, e cila në turin e parë kualifikues do të përballet me skuadrën kazake të Astanës. Një kundërshtar me eksperiencë në arenën europiane, që pritet të vërë në provë ambiciet e bluve në këtë edicion të kupave të Europës.

Ndërkohë, Dinamo vijon përgatitjet intensive në Ohër të Maqedonisë së Veriut, aty ku skuadra ka ngritur kampin stërvitor për të qenë sa më e gatshme për sfidat që e presin. Stafi teknik, nën drejtimin e Ilir Dajës, po punon për të rritur ritmin dhe formën fizike të ekipit, ndërsa po testohen edhe skema të ndryshme taktike në prag të debutimit europian.

Në kuadër të kësaj faze përgatitore, blutë kanë planifikuar një ndeshje miqësore ditën e martë, duke nisur nga ora 17:00. Përballë Dinamos do të jetë skuadra e Sileksit, në një takim që do të luhet në stadiumin e Ohrit dhe që pritet të shërbejë si një provë e rëndësishme për të dy ekipet.

Edhe Sileksi do të jetë pjesë e UEFA Conference League këtë sezon, pasi siguroi pjesëmarrjen falë triumfit në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Skuadra maqedonase do të përballet me bjellorusët e Dinamo Minsk në turin e parë kualifikues, duke e bërë këtë miqësore një duel mes dy ekipeve që kanë objektiva të ngjashëm në arenën europiane.

Për Dinamon, testi ndaj Sileksit do të jetë një mundësi ideale për të matur nivelin aktual të skuadrës dhe për të marrë sinjale të rëndësishme përpara përballjes me Astanan, në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Egnatia, Nevil Dede karikon skuadrën në fazën përgatitore 19/06/2026 - 22:59

[…] LEXO ME SHUME:Pas shortit me Astanan, Dinamo zbret në fushë për provën e parë miqësore […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.