Bekim Balaj vendimtar, Vllaznia feston në kryeqytet, ndërsa Partizani zhytet edhe më shumë në krizë!

by KLIKOJE.AL

Partizani vazhdon të vuajë në kampionat, teksa ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë përballë Vllaznisë. Sfida e vlefshme për javën e 12-të të Abissnet Superiore, e luajtur në stadiumin “Air Albania”, u mbyll me fitoren minimale 0-1 të shkodranëve.

Ishte një përballje me emocione të shumta, raste të pastra shënimi dhe karton të kuq. Protagonisti kryesor për Vllazninë ishte Bekim Balaj, i cili në minutën e 55-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij.

Partizani u përpoq të reagonte dhe krijoi disa mundësi të mira me Sidiben dhe Kazeem, por përballë gjeti një Jukaj në ditë të shkëlqyer, i cili u mohoi kryeqytetasve golin. Nga ana tjetër, Vllaznia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të talentit Emanuel, por arriti ta administronte avantazhin deri në fund.

Një fitore me shumë vlera për shkodranët, që ngjiten në vendin e gjashtë me 15 pikë, duke parakaluar Tiranën. Ndërsa Partizani nuk përfiton nga hapi fals i Laçit dhe mbetet në fund të klasifikimit me vetëm 10 pikë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.