“Do ta shohim në Champions”, Klafuriç tregon si po përgatitet Tirana për sfidën ndaj Egnatias

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç, komentoi shortin e Abissnet Superiore për sezonin 2026/27, duke u ndalur te sfida e javës së parë ndaj kampiones në fuqi, Egnatias. Tekniku kroat theksoi se bardheblutë do të përgatiten maksimalisht për startin e kampionatit, ndërsa zbuloi se do të ndjekin nga afër edhe ndeshjen e rrogozhinasve në kualifikueset e UEFA Champions League.

“Shorti është gjithmonë i paparashikueshëm dhe nuk është diçka që mund ta kontrollosh. Jemi të kënaqur dhe të fokusuar te puna. Dy ndeshjet e para do t’i luajmë në transfertë, ndërsa përballja e parë është ndaj Egnatias, kampiones në fuqi. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por do të përgatitemi sa më mirë për ta nisur sezonin me rezultat pozitiv.

Egnatia është e angazhuar në kualifikueset e Champions League, ndaj të mërkurën do ta ndjekim me vëmendje ndeshjen e saj. Për ne është një mundësi e mirë për të studiuar kundërshtarin përpara përballjes së parë të kampionatit”, deklaroi Klafuriç.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Partizani ndez motorët, sfida e parë e verës,,, 14/07/2026 - 15:46

[…] LEXO ME SHUME:“Do ta shohim në Champions”, Klafuriç tregon si po përgatitet Tirana për sfi… […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.