DERBI I FAMILJES/ Glen Daja mposht babain Ilir, Elbasani surprizon Dinamon në minutat e fundit!

by KLIKOJE.AL

Histori e veçantë në javën e 12-të të “Abissnet Superiore”. Elbasani ka marrë një fitore me shumë peshë ndaj Dinamos, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në një sfidë që dhuroi emocione deri në minutat e fundit. Përballja kishte edhe një protagonist të veçantë: Glen Daja, trajneri i Elbasanit, përballë babait të tij, Ilir Dajës, që drejton Dinamon. Në këtë duel familjar, buzëqeshja në fund ishte për të birin.

Ndeshja u karakterizua nga raste dhe episode të diskutueshme. Në minutën e 61-të, Mazari arriti të mposhtte Teqjen pas një pasimi të Nikajt, por festa e vendasve u ndërpre nga sinjalizimi për pozicion jashtë loje.

Edhe në minutën e 78-të, Elbasani mendoi se kishte zhbllokuar rezultatin. Nikaj shërbeu sërish për Mazarin, i cili kaloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u anulua për prekje të topit me dorë nga sulmuesi.

Kur dukej se sfida do të mbyllej pa gola, erdhi momenti vendimtar. Në minutën e 84-t, pas një goditjeje dënimi, topi përfundoi te Epito, i cili pas dy devijimeve radhazi arriti të mposhtte Teqjen dhe të shpërthente festën në kampin verdheblu.

Kështu, Elbasani siguron tri pikë të rëndësishme në javën e 12-të, ndërsa Glen Daja fiton një përballje speciale ndaj babait të tij, Ilir Daja. Një fitore që vlen shumë për Elbasanin, por që do të mbahet mend edhe për historinë e veçantë në stolat e dy skuadrave: këtë herë, djali mposhti babain!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.