88
Iliria e Fushë-Krujës ka triumfuar në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme ndaj Dinamos, me shifrat 2-1.Protagonisti kryesor i sfidës ishte Latif, i cili realizoi të dy golat për skuadrën nga Kategoria e Parë. Dinamo reagoi në fundin e pjesës së parë, me Malomon që ngushtoi diferencën në minutën e 44-t, por pa mundur të shmangte humbjen.
Takimi u zhvillua në Arbanë dhe shërbeu si një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat përpara rikthimit në garat zyrtare. Pas ndërprerjes së kampionateve për shkak të angazhimeve të kombëtareve në Ligën e Kombeve dhe kompeticionet europiane, ekipet po shfrytëzojnë këto ditë për të ruajtur ritmin dhe për të testuar lojtarët.