Shqipëria pëson një humbje të dhimbshme në transfertë ndaj Finlandës, në një ndeshje që nisi në mënyrën më të mirë për kuqezinjtë, por përfundoi me përmbysje.Kuqezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 4-t me Manajn, i cili shfrytëzoi krosimin e Asllanit nga këndorja dhe me goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Por ndeshja mori një kthesë të madhe në minutën e 22-të. Berisha gaboi në pasimin e topit, ndërsa Hakans përfitoi dhe u nis drejt portës. Portieri kuqezi e ndali në mënyrë të parregullt dhe gjyqtari nuk pati dyshime: karton i kuq për Shqipërinë, e cila mbeti me 10 lojtarë.Finlanda përfitoi nga superioriteti numerik dhe gjeti golin e barazimit me Waltan, përpara se i njëjti lojtar të shënonte sërish në pjesën e dytë.
Në minutën e 71-të, Walta ekzekutoi një tjetër goditje dënimi dhe topi përfundoi në rrjetën e Alen Sherrit, duke i dhënë Finlandës përmbysjen dhe fitoren 2-1. Një mbrëmje e vështirë për Shqipërinë, që pas avantazhit të hershëm nuk arriti të ruante rezultatin, ndërsa Valta u kthye në protagonistin kryesor të sfidës me dy gola.
Me këtë fitore, Finlanda ngjitet në krye të grupit me 7 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet në vendin e dytë me 6 pikë
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:FINLANDA NË KRYE/ Walta “shkatërron” avantazhin e Shqipërisë, kuqezinjtë zbresin në vendin… […]
Comments are closed