Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Manaj

  • E BUJSHME!!! Festa me shqiponjë kthehet në problem, Rey Manaj rrezikon dënimin e rëndë

    E BUJSHME!!! Festa me shqiponjë kthehet në problem, Rey Manaj rrezikon dënimin e rëndë

    Rey Manaj shpërtheu në festë pranë stolit të Serbisë, duke  bërë bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare .Pamjet e festës së Manajt u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa disa portale serbe e cilësuan atë si provokim, ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë, tifozët e përshkruan si shprehje e krenarisë kombëtare. Arbitri e ndëskoi  me karton të verdhë, por FIFA mund të hapë skenare të reja.Neni 14 pika f e Kodit të Disiplinës e thotë qartë: Një lojtar ose zyrtar mund të ndëshkohet në rast se provokon spektatorët  dhe dënimi minimal  është pezullim për të paktën dy ndeshje. FIFA pritet të shqyrtojë incidentin nëse gjesti i Manajt konsiderohet provokim për publikun kundërshtar apo thjesht shprehje e gëzimit personal. Në kodin e disiplinës ekziston edhe pika 4 që specifikon qartë: Një lojtar ose zyrtar, duke përfshirë

    para dhe pas ndeshjes, nxit publikisht të tjerët për urrejtje ose dhunë do të sanksionohet me ndalim pjesëmarrjeje në çdo aktivitet të lidhur me futbollin për të paktën gjashtë muaj dhe një gjobë minimale prej 5,000 frangash zvicerane. Në raste serioze, përveç sanksioneve të mësipërme, dhe në veçanti nëse shkelja kryhet duke përdorur rrjetet sociale ditën e një ndeshjeje brenda ose pranë një stadiumi, gjoba minimale do të jetë 20,000 franga zvicerane.

    Rey Manaj mund të humbasë deri në 10 ndeshje nëse sjellja e tij konsiderohet raciste të paktën sipas Nenit 15.Kjo nuk është hera e parë që FIFA është përballur me situata të ngjashme; në vitin 2018,  Shaqiri dhe Xhaka u hetuan për festën me shqiponjë kundër Serbisë, por për fat të mirë dy futbollistët e kaluan me gjobë.

  • Driblon kundërshtarin dhe çon topin poshtë këmbëve të Musleras, Manaj “shpartallon” portën e Galatasarayt (video)

    Driblon kundërshtarin dhe çon topin poshtë këmbëve të Musleras, Manaj “shpartallon” portën e Galatasarayt (video)

    Rei Manaj shënon ndaj Galatasarayt. Po luhet java e 34-të e Superligës së Turqisë, ku në fushë ka zbritur edhe ekipi i sulmuesit shqiptar. Pikërisht sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur golin në minutën e 33 ndaj gjigandëv të Galatasaray.

    Ndeshja deri në këto momnet është me shifrat e thella 4-1 në favor të Galatasaray. Ky është goli i 12  Manaj-t në kampionatit turk, duke e pozicionuar në këtë renditje të 9, shto edhe 4 asiste.

    INTERESIM NGA BUNDESLIGA

    Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, mund të largohet gjatë verës nga skuadra turke, Sivasspor. Interesim për Manajn ka shprehur skuadra gjermane, Borussia Moenchengladbach, të paktën sipas mediave turke.

    Rey Manaj ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj klubit. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë për “Fanatik”-un, ku ka shpjeguar situatën e vështirë që po përjeton te Sivaspori. Manaj ka deklaruar se refuzoi oferta mjaft të rëndësishme në verë, si dhe ka bërë sakrifica të mëdha për klubin e tij, i cili në fund nuk i vlerësoi. Ai ka treguar se Sivaspori nuk ka diskutuar ende me të për rinovimin e kontratës, çka e cilëson si një mungesë respekti për atë që ai dha për fanellën e këtij klubi.

    LEXO ME SHUME:Jo vetëm Trabzonspor, ekipi i Bundesligës interesohet për Rey Manaj

  • Last season with Sivasspor, Rey Manaj towards transfer to Besiktas

    Last season with Sivasspor, Rey Manaj towards transfer to Besiktas

    A sensational news has recently been circulating in the Turkish media, as it is reported that Rey Manaj could be the ideal replacement for Ciro Immobile at the Turkish club Besiktas. The Italian striker is expected to end his adventure in the Turkish Super League at the end of the season, as the leaders want to strengthen the attack line with Rey Manaj.

    It is reported that the leaders of Besiktas are planning to sit down at the table with the leaders of Sivasspor, to transfer Manaj at the end of the season. If an agreement is reached, the Albanian striker will wear the black and white jersey from next season.

    The player himself had declared a few weeks ago that he saw himself ready to contribute to one of the four main Turkish clubs: Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas and Trabzonspor. “I am convinced that I can make a difference there too”, were his words. Rey Manaj has openly expressed his dissatisfaction with the club. The Albanian striker has given an interview to the Turkish newspaper “Fanatik”, where he explained the difficult situation he is experiencing at Sivaspor. In 24 weeks of the championship, Rey Manaj has scored 7 goals and assisted 2 times.

  • EURO 2024/ Manaj: Jemi të kënaqur me ecurinë, ndaj Spanjës për të shkruar historinë

    EURO 2024/ Manaj: Jemi të kënaqur me ecurinë, ndaj Spanjës për të shkruar historinë

    Kombëtarja shqiptare pas përfundimit të ndeshjes me Kroacinë në stadiumin e Hamburgut është rikthyer në kampin bazë në Kaiserau në Kamen. Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës.

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, doli këtë të enjte në një konferencë për mediat dhe u ndal te barazimi me Kroacinë. Futbollisti kuqezi foli edhe për ecurinë e Kombëtares deri tani në Kampionatin Europian dhe për ndeshjen e të hënës ndaj Spanjës.

    Si e përjetuat ndeshjen me Kroacinë? Sa ju motivon barazimi? – Mund të kishim marrë tre pikë. Morëm dy gola për katër minuta, goli i dytë mund të ishte edhe faull. Do ishte shumë e rëndësishme të merrnim tre pikë, tani duhet të fitojmë me Spanjën për të kaluar grupin. Presim ndeshjen e sotme, nëse fiton Spanja sot mund të kemi më shumë shanse. Këto tre ditë do të përgatitemi që të bëjmë historinë dhe të marrim tre pikë kundër Spanjës.

    Pse pësojmë gola në pak minuta? – Në ndeshjen me Italinë, goli që bëmë aq shpejt na bëri që të uleshim shumë dhe Italia e dimë që ka kualitet. Pjesa e parë e ndeshjes me Kroacinë ka qenë një nga më të mirat që kemi bërë vitet e fundit. Na demoralizoi goli i parë, ishim pak minuta nga fundi. Ekipi e donte shumë fitoren. Goli na destabilizoi, por patëm forcën që Klausi të bënte golin e barazimit.

    Gol me Kombëtaren? – Si çdo lloj sulmuesi, goli është gjëja më e rëndësishme. Por këtu jemi Kombëtare, nuk ka rëndësi se kush bën gol, rëndësi ka që ekipi të ecë përpara.

    Çfarë duhet të bëjmë që të ndalim Spanjën? – Është ekip shumë i madh. Nëse mposhtin sot Italinë, kemi shpresa. Kanë lojtarë me kualitet dhe janë emra të mëdhenj. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, nuk duhet të shohim lojtarët e tjerë, të japim 100% nga minuta e parë deri në fund.

    Ndeshja me Kroacinë, të kënaqur me barazimin? – Kur mbaroi ndeshja ishim të kënaqur edhe me barazimin, pasi shënuam në minutën e 95-të. Por kryesore për të gjithë ishte të fitonim, për pjesën e parë dhe 20 minutat e pjesës së dytë që zhvilluam. Por kur luan në këto nivele kaq të larta gjithçka mund të ndodhë. Erdhëm në Dortmund të kënaqur me barazimin.

    Gol ndaj Spanjës? – Shpresoj që golin ta bëjë kush ta bëjë, rëndësi ka të fitojmë me Spanjën dhe të kemi mundësi të kualifikohemi.

    Atmosfera pas barazimit?– Ekipi është shumë i motivuar, të gjithë lojtarët që do të luajnë në ndeshjen e fundit do të jenë të përqëndruar 100% sepse e pamë që në dy minuta, mund të futet një lojtar në minutë të 85-të, të ndryshojë ndeshjen dhe të bëjë gol. Emocionet janë të mëdha sepse është kampionat europian. Këto ndeshje i ndjek e gjithë Shqipëria dhe bota. Gjëja më e rëndësishme është që të futemi në fushë të përqëndruar, sepse mund të arrijmë fitoren kundër Spanjës dhe të kalojmë grupin.

    A jemi gati për ndeshjen e tretë për fitore? – Të gjithë duam fitore dhe shpresojmë.

    A mund ta menaxhonim më mirë ndeshjen me Kroacinë? – Në pjesën e dytë ndaj Kroacisë, edhe ata nisën të sulmonin. Në pjesën e parë nuk patën hapësira pasi zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë. Kur luan në këto nivele do përballesh me ekipe që kanë lojtarë cilësorë. Ndërrimet e tyre na bënë presing lart. Mund ta menaxhonim më mirë pjesën e dytë, por jemi të kënaqur me barazimin.

    Mungesa e golave nga qendërsulmuesit? – Nuk ka lidhje me fatin, tre lojtarët që kanë shënuar kanë bërë gola shumë të bukur dhe gola deciziv. Shpresojmë që ndaj Spanjës të bëjë gol kush të jetë. Rëndësi ka të fitojmë.

    A duhet të tregoheshim më të kujdesshëm në disa raste me Italinë dhe Kroacinë për të marrë rezultate pozitive? – Të gjithë atë donim, por në ndeshje ndryshojnë shumë gjëra. Ka shumë faktore. Nuk është e lehtë t’i kapësh edhe në kundërsulm sepse në 45 minuta vrapuam në fazën difensive dhe pastaj kur ke topin nuk ke fuqinë t’i kapësh në kundërsulm.

    Dueli me Gvardiol e City-t, a besoni se do e keni më të lehtë me Spanjën për të gjetur golin? – Spanja ka mbrojtës të mirë. Jemi një ekip dhe për mua është e rëndësishme që ekipi të ecë përpara dhe jo individi.

    Si duhet të luajmë ndaj Spanjës? – Ndaj Spanjës duhet të futemi akoma më fort në fushë se ndaj Kroacisë. Pasi në ndeshjen me Kroacinë luajtëm mirë në pjesën e parë dhe në fraksionin e dytë patëm një rënie. Duhet të jemi të përqendruar në ndeshjen me Spanjën se janë një nga ekipet më të mira në botë. Duhet të japim 100% që nga minuta e parë deri në të 95-ën.

  • Broja-Manaj, “mendjemëdhenjtë” e sulmit refuzojnë të flasin me gazetarin, plas ironia mes tyre: Si je mirë… (video)

    Broja-Manaj, “mendjemëdhenjtë” e sulmit refuzojnë të flasin me gazetarin, plas ironia mes tyre: Si je mirë… (video)

    Kombëtarja shqiptare e nisi vitin 2024 me një humbje 0-3 përballë amerikano-latinëve të Kilit, në Parma, me kuqezinjtë që mposhtën pas thuajse një viti.Duke qenë se disfata e parë dhe e vetme nën drejtimin e teknikut brazilian, datonte më 27 mars të 2023-it ndaj Polonisë në Varshavë.

    Edhe lojtarët e rithirrur si Broja apo Manaj nuk përmbushën pritshmëritë e tyre. Pas ndeshjes, dy sulmuesit refuzuan të flisnin për gazetarin e radio televizionit shqiptar. Në një moment dëgjohet ironia e Brojës: “Si jeni mirë”. Po me të njëjtën monedhë ia kthehu edhe gazetari. Ndërkohë Manaj nuk dëshironte të fliste dhe u mjaftua vetëm me një falëminderit.

  • Manaj nuk di të ndalet në Turqi, tjetër gol nga goditja e dënimit me fanellën e Sivasporit (video)

    Manaj nuk di të ndalet në Turqi, tjetër gol nga goditja e dënimit me fanellën e Sivasporit (video)

    Askush se ndal Rey Manajn. Bomberi shqiptar ka shënuar golin e rradhës në kampionatin turk teksa ka ndëshkuar skuadrën e Hatayspor ku luajnë Matondo dhe Bekaj. Lushnjari e nisi si gjithmon nga minuta e parë dhe në minutën e 18’ rrëmbeu sërish vëmendjen kryesore me një supergol nga goditja e dënimit, e dyta rradhazi.

    Topi në kufij të zonës dhe Manaj lëshon një silurë aq të fortë sa portieri të ishte i pafuqishëm për ta kapur. Topi në mes të rrjetës dhe gol, Manaj feston golin e 17-të sezonal dhe lëshon një tjetër sinjal të qartë për Sylvinhon.

    Prezenca e tij në miqësoret e marsit duket e pashmangshme, këto paraqitje dhe këto numra nuk i ka askush nga lojtarët shqiptar nëpër botë.

  • “Manaj e kishte mbyllur me klubin e Serie A”, agjenti i lojtarit tregon prapaskenën e mertkatos së janarit: Klubi turk kërkoi..

    “Manaj e kishte mbyllur me klubin e Serie A”, agjenti i lojtarit tregon prapaskenën e mertkatos së janarit: Klubi turk kërkoi..

    Rey Manaj ishte shumë afër rikthimit në Serie A gjatë merkatos se janarit. Sulmuesi lushnjar po bën shumë mirë në Turqi, teksa deri në ktë fazë të sezonit numëron 15 gola me Sivassporin mes kampionatit dhe Kupës.

    Salernitana e kërkoi në Serie A, por pengesë u bënë pretendimet financiare të drejtuesve të Sivassporit. Menaxheri i Manajt, Vincenzo Pisacane, në një rrëfim për TMW u ndal edhe te situate e 26-vjeçarit.

    “Manaj praktikisht e kishte mbyllur me Salernitanën, por më pas Sivasspori pesëfishoi kërkesën fillestare dhe nuk mund të bëhej më fjalë për marrëveshje”

    Manaj ndodhet nën kontratë deri në 2026 me Sivassporin. Sulmuesi shpreson që të vazhdojë me formën e mirë dhe golat, pasi po bën gjithçka që të marrë një ftesë nga Sylvinho në miqësoret e marsit dhe Euro 2024.

  • Rey Manaj nuk di të ndalet në Turqi, gol Besiktas-it nga mesfusha (video)

    Rey Manaj nuk di të ndalet në Turqi, gol Besiktas-it nga mesfusha (video)

    Rey Manaj nuk ka ndërmend të ndalet në Turqi. Sulmuesi shqiptar ia ka dalë të shënojë sërish me fanelën e Sivasspor.

    Këtë herë “viktima” e radhës e lushnjarit është Besiktas, me Manaj që ka shënuar nëj EUROGOL në minutën e 6-të të takimit. 26-vjeçari shënoi golin e avantazhit për 1-0 për Sivasspor.

     

    Kujtojm ë se ky është goli numër 15 i tij në këtë sezon me fanelën e skuadrës turke. 4 pre teë cilëve janë shënuar në Kupën e Turqisë.

  • Tifozët e Sivasspor tani kanë një idhull të ri, Rey Manaj shënon dy gola në fund dhe i jep fitoren ekipit turk (video)

    Tifozët e Sivasspor tani kanë një idhull të ri, Rey Manaj shënon dy gola në fund dhe i jep fitoren ekipit turk (video)

    Rey Manaj nuk di të ndalet, sulmuesi shqiptar ka shënuar një dopietë në ndeshjen e sapombyllur mes Kayserispor dhe Sivasspor. Dopieta e bomberit kuqezi ishte jetike teksa i dha fitoren skuadrës së tij në minutat 90-të dhe 99-të.

    Manaj shkon kështu në 11 gola këtë sezon ku ka luajtur 17 ndeshje mes kampionatit dhe kupës. Rrjeta e parë erdhi me anë të një 11-metërshi ku sulmuesi u tregua i saktë para portierit, ndërsa i dyti vjen pas një kundërsulmi që nisi nga vetë ai në mesin e fushës dhe po ai e mbylli me gol.

    Një formë fantastike e Manajt që hedh seriozisht kandidaturën për një vend me Shqipërinë në Europian.

  • Rey Manaj ndryshon kampionat, zbulohet ku do të firmosë sulmuesi për tre vite

    Rey Manaj ndryshon kampionat, zbulohet ku do të firmosë sulmuesi për tre vite

    Rey Manaj ka zgjidhur dilemat për të ardhmen e tij, teksa bëhet gati që të provojë një aventurë në një kampionat tjetër nga ato që ka provuar deri tani. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të prezantohet nesër në klubin turk të Sivasspor.  Gazeta katalanase “Sport” bën të ditur se pas shumë negociatash me skuadra në kampionate të ndryshme, Manaj në fund ka pranuar ofertën e Sivaspor, teksa do të provojë një kampionat i cili në këtë vit ka mbledhur shumë lojtarë cilësorë nga ligat kryesore në Europë.

    Vizitat mjekësore të tij janë caktuar për ditën e premte, teksa më pas do të firmosë një kontratë trevjeçare me klubin i cili ka si synim që të kthehet përsëri në kompeticionet ndërkombëtare.

    Manaj është jashtë fushave të lojës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur një dëmtim e la atë përfundimisht jashtë planeve të Uotford dhe mbylli para kohe aventurën e tij në kampionatin anglez.