Manaj “vret” ndeshjen në 20 minuta, dopietë spektakolare për shqiptarin (video)

by KLIKOJE.AL

Rey Manaj rikthehet në mënyrën më të mirë të mundshme! Sulmuesit shqiptar i mjaftuan vetëm 20 minuta për të shënuar dy gola në përballjen e Sivasporit ndaj Manisa KF, të vlefshme për javën e tretë të Ligës së Parë turke. 29-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 17-të, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Manaj u shfaq aty ku duhet, brenda zonës së rreptësisë, dhe pas një harkimi nga krahu i majtë nuk gaboi përballë portës.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk u mjaftua me kaq. Vetëm 20 minuta më vonë, në të 37-ën, Rey Manaj u tregua sërish i saktë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë realizim, shqiptari kompletoi dopietën personale dhe i dha Sivasporit avantazhin 2-1. Ky është dygolëshi i parë i Manajt në këtë sezon, një sinjal i rëndësishëm për sulmuesin kuqezi, i cili mbetet një prej figurave kryesore të skuadrës turke.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.