Egnatia nuk shënon, Dede me mesazh të fortë për lojtarët: Naivë dhe me shumë topa të falur

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, foli pas barazimit 0 me 0 në shtëpi ndaj Lilestrom, në duelin e vlefshëm për fazën “play off” të Europa League. Në prononcimin e dhënë për mikrfononin e “RTSH”, tekniku i skuadrës rrogozhinase, deklaroi:

“Është e vërtetë nuk jam i kënaqur. U treguam naivë. E prisnim që do të na vinin ultra ofensivë. Zgjidhja duhet të ishte te Adjesa dhe Albaneze. Djemtë u keqkuptuan, mendonin se do ta kalonin kundërshtarin me pasim në linjën e parë. Vuajtëm 15 minuta, gjithsesi në fund fare, këta djemtë meritojnë komplimente, na kanë bërë krenarë.

Shtymë shumë nga e majta, gjithmonë e kishim Albanezen bosh. Direkt nga zona 2 duhet të parakalonim. Nuk kemi thyer asnjë pas, të gjitha krosimet. Djemtë u munduan shumë, ua dhashë orientimet e mija, gjithsesi ndeshja meriton komplimenta.

Iu kam thënë djemve që mbas minutës së 70-të do të jemi superiore, duket ditur cilësitë që kemi në stol. Isha i bindur nga informacionet që kisha marrë. Diabate, Kryeziu dhe Montenegro të japin cilësi dhe muskuj. Më vjen keq për djemtë, gjithçka mbetet e hapur. Mënyra sesi preson kundërshtari, e mbulon Albanezen, gjithsesi ne duhet ta gjenim. Në fund ajo që vlen, djemtë tanë duhet të kuptojnë që në arenën e të mëdhenjve, duhet të sillen si të mëdhenj. Kemi shpërdoruar disa topa të thjeshtë, që mund të ishim vrastarë. Në shtëpinë tonë jemi shumë të fortë. Mund të bënim më mirë. Mbrojtësit duhet ta ndërronin sa më shpejtë krahun.

Kundërshtari është në javën e 25-të të kampionatit. Ne luajmë me Tiranën të dielën, ata e kanë shtyrë ndeshjen e tyre. Tani duhet të mendojmë për Tiranën, pastaj do mendojmë për ata. Merita iu shkon djemve dhe stafit.

Nga konsumi i madh në pjesën e parë kemi falur 10-12 topa. Në 5-6 minutat e fundit të pjesës së parë kemi krijuar 7-8 raste. Është gjë pozitive për futbollin shqiptar, por edhe për ne si Egnatia.

Koeficienti i vështirësisë së kundërshtarit i sjell këto probleme. Pas ndeshjes së sotme duhet të fillojmë të besojmë se jemi në arenën e të mëdhenjve.

Ajme ka 3 javë pushim, po bën një trajtim të specializuar në gju, ka shkuar në Spanjë. Duhet të mendojmë për prespektivën e tij dhe për të ardhmen tonë.

Do bëhet një kampionat i bukur, do të jetë më dinamik se sezonin e kaluar. Jemi një klub me profil të ulët, do ti shkoj përshtat logjikës së klubit”, deklaroi Nevil Dede.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.