Nga Dinamo te Egnatia, lëvizja që zgjidh “hallin” e rregullit të ri të FSHF

by KLIKOJE.AL

Rregulli i ri i FSHF për aktivizimin e detyrueshëm të një lojtari shqiptar të lindur në vitin 2007 e tutje për të paktën 45 minuta ka vënë në lëvizje klubet e Superiores. Mes tyre edhe Egnatian, e cila aktualisht nuk ka në organikë një lojtar U19 që mund t’i plotësojë këtë kriter.

Por në Rrogozhinë duket se e kanë gjetur zgjidhjen. Sipas raportimeve, Egnatia ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Shqipërisë U19, Bjorni Duka, i cili pritet të largohet nga Dinamo për të vijuar karrierën te kampionët e Shqipërisë. Duka e njeh tashmë elitën e futbollit shqiptar, pasi ka debutuar në Superiore dy sezone më parë. Megjithatë, edicionin e kaluar nuk arriti të regjistronte minuta në kampionat.

Tashmë, 19-vjeçari kërkon një tjetër mundësi dhe Egnatia mund të jetë destinacioni ku do të ketë më shumë hapësira. Një lëvizje që mund t’i shërbejë të dyja palëve: Egnatia plotëson një nevojë të krijuar nga rregullorja e re, ndërsa Duka kërkon të rikthehet në fushë dhe të fitojë minuta të rëndësishme.

LEXO ME SHUME:“Shënojnë dhe krijojnë shumë raste”/ Deklarata që ndez sfidën! Trajneri i Shamrock Rovers nuk e fsheh frikën: Mesfusha e tyre mund të na hapë probleme

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.