Aarhus kërkon fitoren ndaj Egnatias, trajneri pranon kontaktet e mundshme me analistët e Midtjylland

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Aarhus, Jakob Poulsen, ka vlerësuar Egnatian në prag të përballjes mes dy skuadrave në Conference League, duke theksuar se barazimi 1-1 i kampionëve të Shqipërisë ndaj Midtjylland dëshmon cilësitë e ekipit shqiptar.

Në konferencën për shtyp, tekniku danez bëri të qartë se Aarhus synon fitoren, ndërsa la të hapur mundësinë që analistët e klubit të kenë shkëmbyer informacione me kolegët e Midtjylland, që u përball me Egnatian një javë më parë.

“Është një ekip që e respektojmë, duke qenë se barazuan 1-1 kundër Midtjylland. Kjo dëshmon për njëfarë cilësie.Por jemi gjithashtu plotësisht të vetëdijshëm se, nëse duam të ecim përpara, na duhen tri pikë nesër.Unë nuk kam folur me klubin e Midtjylland, por mendoj se ndoshta analistët tanë kanë kontaktuar me ta. Është shumë e lehtë sot të sigurosh pamje nga të gjitha ndeshjet, si nga transmetimet televizive, ashtu edhe nga kamerat taktike. Më pëlqen të krijoj vetë një ide për kundërshtarin, të analizoj gjithçka dhe të kuptoj se si duhet të luajmë.” Përfundoi  Jakob Poulsen

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.