Kanë përfunduar dy takimet e fundit të javës së 14-të të Kategorisë së Parë. AF Elbasani mori një fitore në transfertë përballë Apolonisë, 90 minutat zhvilluar në “Loni Papuçiu” përfunduan me rezultatin 0-1. Në minutën e 58′, një krosim drejt zonës devijohet nga Maksuti, i cili e çon topin në portën e tij. Me këtë sukses, AF Elbasani drejtuar nga Nevil Dede blindon vendin e dytë në kuotën e 32 pikëve.
Vora ka përmbysur Flamurtarin në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë e Parë. Sfida u zhbllokua në minutën e 11′ nga miqtë me Oliveirën, por në minutën e 20′ Vrapi riktheu baraspeshën. 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë Prengaj shënoi për Vorën duke përmbysur rezultatin. Në minutën e fundit shtesë Flamurtari ngeli me 10 lojtarë për shkak se Imami u ndëshkua me karton të kuq. Kështu u mbyllën 45 minutat e para.
Goli i fundit për këtë sfidë u realizua nga Qardaku në minutën e 58′. Pas këtij dueli Vora pozicionohet në vendin e 3-të me 27 pikë ndërsa Flamurtari në vendin e 4-të po me 27 pikë.