Laçi proteston për golin në fund, Qatip Osmani: Meritonim më shumë ndaj Elbasanit

by KLIKOJE.AL

Laçi u mposht me rezultatin 2-1 nga Elbasani. Kurbinasit kanë pengje për një gol në minutën e fundit ku gjyqtari sinjalizoi për faull ndaj Gjinit. Trajneri i Laçit, Qatip Osmani, foli pas ndeshjes.

“Mendoj se meritonim më shumë. Të përmend gabimin e mbrojtësit të majtë. Lojë e qëndrueshme në pjesën e parë, fillimi i pjesës së dytë, 15-20 minuta, ishte lojë konfuze ku krijuan disa raste. U munduam t’i finalizojmë aksionet që patëm qëkur morëm golin. Nuk arritëm dhe kështu është futbolli.

Tre ndërrime bëmë menjëherë. Idea ishte te përqëndrimi i lojës. Xhoeli nuk do i lejonte aq lehtë me ato pasime që ndodhnin. Edhe njëkohësisht është lojtar sulmues dhe që mund të bëjë diferencën.

Ne 3 ndeshje i luajtëm me 5 lojtarë në mbrojtje, për shkak të vertikalizimeve të kundërshtarit. Sot u munduam në pjesën e topit në thellësi, pas shpinës sonë, që të jetë mbrojtja dhe Nerguti. Në disa momente ia arritëm. Te penalltia ishte momenti kur shpejt u luajt audi dhe ndoshta nuk kishte kohë. Jemi orientuar në këtë pjesë sepse ndodh disa herë në lojë. Mundohemi me 5 njëherë, tani edhe me lojtarin mesfushor që është. Ta formojmë atë pesë”, u shpreh trajneri i Laçit për “RTSH”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.