Lajmet e fundit | Klikoje.al

Author: S.M

  • “Ndeshja e dytë gjithmonë më e vështirë”, Sylvinho: I thashë Manajt që…

    “Ndeshja e dytë gjithmonë më e vështirë”, Sylvinho: I thashë Manajt që…

    Shqipëria do të përballet nesër me Letoninë nga ora 20:45. Sfida do të jetë për raundin e katërt të Grupit K në kualifikueset e Botërorit 2026.

    Kombëtarja ndodhet në Letoni nga dita e djeshme, pikërisht pasi luajti ndeshjen me Serbinë ku barazoi pa gol. Trajneri brazilian foli pikërisht para transfertës që luhet nesër.

    MANAJ– Sa i përket Manajt, është me eksperiencë, një titullar i kësaj skuadre, unë e njoh që nga viti 2014, kur ishte djalosh te Interi. Ka shumë personalitet, nuk është problem. Ia thashë atij e të gjithëve që përgjegjësia e zgjedhjes ishte e imja. Kur stërviten  i shoh si gjuajnë e çfarë bëjnë. Ai ka aftësitë, përgjegjësia nëse gjuan ai apo një tjetër është e imja.

    LETONIA-Sa i përket Letonisë, është një skuadër fizikisht shumë e fortë, ka lojtarë që kanë centimetra, vrapojnë mirë. Lojtarët e dinë, mund të luajë me disa sisteme me 3 në qendër. Të shohim. Është trajner shumë i mirë Nikolato, një italian dhe bën gjithçka me kodifikim, është e organizuar në fushë në të dy fazat, ka lojtarë të rëndësishëm. Në të majtën me 2-3 lojtarë mëngjërashë që të vënë në vështirësi, fizike dhe taktike.

    KAPITENI- Kapiteni? Varet. Nëse luan një lojtar është ai, nëse jo, është një tjetër, kemi 2-3. Nuk e di, duhet ta shoh, e përsërit që e dyta është e vështirë, nuk është e drejtë se nuk mund të vendosësh në kushte optimale një lojtar pas 2 ditësh e gjysmë. Ndaj nuk mund të përgjigjem.

    Adrian Bajrami, ka bërë gjithë ciklin me të rinjtë te ne, kombëtaret e moshave. Mëngjarash, po bën këtë sezon te Benfika me ekipin e parë, ka luajtur pak, por po luan nga pak. Mëngjarash me shumë forcë. Mendoj në të ardhmen të provoj atë, kështu është e ardhmja, mund të vijë shpejt. Por nesër është mes 23 lojtarëve që kemi për ndeshjen.

  • Elbasani “sparkatë” Tiranës, gati ti rrëmbejë objektivin e merkatos bardhebluve (FOTO)

    Elbasani “sparkatë” Tiranës, gati ti rrëmbejë objektivin e merkatos bardhebluve (FOTO)

    Ledio Tresa prej kohësh është një objektiv konkret i Tiranës, por orët e fundit në skenë ka dalë Elbasani për të transferuar lojtarin që aktualisht është pjesë e Laçit. Klubi bardheblu po vonohet për shkak se fillimisht duhet zgjidhur drejtori sportiv, por edhe sepse Tirana dhe Bledi Shkëmbi kanë marrë pushimet. Secila palë po relaksohet pas një sezoni që i mbajti deri në fundi në ankth, por qetësia është në dukje.

    Tej të gjithave, çështja e lojtarëve dhe e trajnerit, nëse do të konfirmohet apo jo Bledi Shkëmbi, ka një datë. Megjithatë, Elbasani ka nisur kontaktet me futbollistin dhe klubin kurbinas. Sulmuesi është në kontratë me kurbinasit dhe nuk është e lehtë për ta afruar.

    Për këtë arsye, mundësia më e mirë për të shkuar te sulmuesi Ledio Tresa është formula e huazimit. Te Laçi përvec Morieros, ka filluar edhe largimi i disa futbollistëve, duke lënë të kuptohet se projekti i ri i klubit kurbinas do të jetë me emra krejtësisht të ndryshëm . Samuel Opeh, William Cordeiro, Christian da Lima, Paulo Zhunior, Ilir Dobjani, Leo Ballhysa dhe Indrit Prodani janë futbollistët që janë larguar zyrtarish. Por lista e të larguarve pritet të jetë edhe më e zgjeruar, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë lojtari që është nën kontratë me Laçin.

    LEXO ME SHUME:“Kosova është e jona, tani luani futboll”, mesazhi i qartë i Mërgim Mavrajt përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi (FOTO)

  • “Kosova është e jona, tani luani futboll”, mesazhi i qartë i Mërgim Mavrajt përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi (FOTO)

    “Kosova është e jona, tani luani futboll”, mesazhi i qartë i Mërgim Mavrajt përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi (FOTO)

    Mërgim Mavraj ka postuar një mesazh, ndërsa sot do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi. Ky takim është programuar për në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

    “Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll”, shkruan ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare.

    Kujtojmë se Mavraj e mbajti për 50 ndeshje veshur fanellën e Kombëtares. Ish-mbrojtësi shënoi edhe tre gola ku më i rëndësishmi ishte ndaj Armenisë. Mavraj tundte rrjetën në fitoren 2 me 1 ndaj Armenisë, për të siguruar 3 pikë të arta në rrugëtimin drejt Europianit.

    FORMACIONI I MUNDSHËM

    Shqipëria luan përballë Serbisë duelin më të rëndësishëm të Grupit K, në Kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri Sylvinho i ka idetë e qarta sesi do të prezantohet në këtë përballje. Rreshtimi 4-3-3, por mund të ndryshojë në varësi të ndeshjes dhe qasjes ndaj kundërshtarit.

    Nuk duhet të ketë dyshime për portën me Thomas Strakoshën që vazhdon të jetë titullari mes shtyllave. Dilema e vetme sa i takon aspektit të mbrojtjes është në qendërtë mbrojtjes Ajeti gjithnjë garanci kur futet në fushë. Pjesa tjetër e repartit është e zgjidhur me Mitajn, që rimerr krahun e majtë, kapitenin Gjimshiti në qendër dhe Balliun në të djathtë. Edhe pse anësori i Rayos ndjen konkurrencën e Hysaj. Në mesfushë, Asllani nuk është fare në dyshim, Ramdani në avantazh krahasuar me Shehun, dhe Qazim Laci që pritet ti japë më tepër forcë e shpejtësi këtij reparti.

    Për të bërë një lidhje më organike me sulmin, Nedim Bajrami është alternativë seriozë në krahun e majtë, Sylvinho po e mendon nga minuta e parë me Brojën në qendër të sulmit. Zgjedhja e fundit duhet bërë, sepse me Manaj e Dakun që në qendër të sulmit ndihen, ndoshta talenti shkodran i Chelsea mund të luajë edhe në të djathtë, ku do të ketë hapësirën e dëshëruar për shpërthimet e tij.

  • Trajner për të zëvendësuar Pollozhanin, Flamurtari mendon për ish-teknikun e Partizanit

    Trajner për të zëvendësuar Pollozhanin, Flamurtari mendon për ish-teknikun e Partizanit

    Flamurtari do ta ketë trajnerin i ri brenda 15 qershorit. Ky është afati që është vendosur nga bordi i klubi vlonjat, i cili po shqyrton kandidaturat. Së fundmi, një tjetër emër si kandidat i mundshëm po qarkullon në Vlorë. Pikërisht, bëhet fjalë për Shpëtim Duron, i cili mund të rikthehet te kuqezinjtë.

    Zbulohet se trajneri 65-vjeçar me një karrierë të pasur në trajnim, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, ka qarkulluar orët e fundit në klubin vlonjat si një nga kandidatët më potencialë për të marrë drejtimin e Flamurtarit në Superiore. Suhareka ka qenë skuadra e fundit që Duro ka drejtuar në sezonin 2024-2025, ndërsa më parë ka pasur eksperiencë edhe te Struga. Por CV-ja e Duros është nga më të pasurat dhe bordi drejtues i klubit po e shikon me seriozitet një rikthim të tij te kuqezinjtë.

    Ai ka drejtuar më parë Partizanin, Besën, Skënderbeun, Vllazninë, Kukësin, Laçin dhe Egnatian. Jashtë Shqipërisë, Shpëtim Duro ka pasur eksperienca të suksesshme edhe te Shkëndija e Tetovës, si dhe Drita e Gjilanit. Duro e ka drejtuar Flamurtarin në sezonin 2016-2017, teksa la gjurmë pozitive te kuqezinjtë. Pikërisht për shkak të kësaj pune pozitive që ka bërë me vlonjatët, drejtuesit e klubit janë duke parë edhe mundësinë e Shpëtim Duros në krye të pankinës vlonjate.

    Por edhe vetë Duro duket se e mirëpret një rikthim të mundshëm te Flamurtari në Vlorë. Burime pranë ish-trajnerit zbulojnë se Duro ka nostalgji për Vlorën dhe nuk do të refuzonte një ofertë për t’u rikthyer në qytetin bregdetar.

    LEXO ME SHUME:Lushnja “ndez” merkaton, zyrtarizon lojtarin e Vorës dhe rinovon me dy titullarë (EMRAT)

  • Lushnja “ndez” merkaton, zyrtarizon lojtarin e Vorës dhe rinovon me dy titullarë (EMRAT)

    Lushnja “ndez” merkaton, zyrtarizon lojtarin e Vorës dhe rinovon me dy titullarë (EMRAT)

    Lushnja është “ndezur” në këtë merkato vere. Pasi dje konfirmoi trajnerin Erion Xhafa për sezonin e ri, sot ka njoftuar dy rinovime dhe një afrim.

    Bëhet fjalë për sulmuesin Ibrahim Romeo Olola i cili ka rinovuar kontratën deri në 2027-ën dhe po ashtu edhe Uillfred deri në 2027-ën.

    Klubi lushnjar ka afruar në ekip edhe ish-mesfushorin e Vorës. Ai është Odirah Ntephe, i cili do të vijojë një aventurë të re.

    Lushnja
    Lushnja

    MIKEL CANKA QENDRON TE LUSHNJA

    Lushnja mbylli një tjetër sezon jashtë pritshmërive, kështu që duhet të bëhen gati për edicion e tetë radhazi në Kategorinë e Parë. Hera e fundit që futbolli i Lushnjës është prezantuar në elitën e futbollit shqiptar ka qenë sezoni 2017-2018. Sulmuesi “veteran”, Mikel Canka, doli golashënuesi më i mirë i Lushnjës në sezonin e fundit, që u mbyll më 20 prill.

    Kapiteni i Lushnjës shënoi shtatë gola, një më shumë se Xhabrahimi dhe Kaçanolli, që shkuan në kuotën e gjashtë golave. 38-vjeçari mund të kishte shënuar më shumë, por u pengua nga një dëmtim i rëndë në ndeshjen e javës së gjashtë, Burreli-Lushnja. Canka konfirmoi se ka ende energji dhe do të vijojë të kontribuojë për qytetin dhe skuadrën e Lushnjës.

    “Është shpejt për të folur për sezonin e ri të Lushnjës. Canka do të jetë, pasi kam ende për të dhënë për qytetin e Lushnjës. Kam energji të mjaftueshme, por shpresoj që dëmtimet të jenë sa më të lehta dhe të mos më lënë prapa, si në dy vitet e fundit.”

    LEXO ME SHUME:Kërkoi të bëhej aksioner te Vllaznia, si qendron e vërteta e Shkodran Mustafit me klubin shkodran (PRAPASKENAT)

  • Kërkoi të bëhej aksioner te Vllaznia, si qendron e vërteta e Shkodran Mustafit me klubin shkodran (PRAPASKENAT)

    Kërkoi të bëhej aksioner te Vllaznia, si qendron e vërteta e Shkodran Mustafit me klubin shkodran (PRAPASKENAT)

    Emri i tij u lakua së tepërmi, për një transferim të bujshëm te skuadra e Vllaznisë, ndërkohë që mbrojtësi shqiptar që luajti për Gjermaninë, Shkodran Mustafi, i cili u shpall edhe kampion bote, vendosi t’i jepte fund karrierës së tij futbollistike vitin e kaluar. Një lajm që entuziasmoi tifozët e Vllaznisë, të cilët menduan se do Shkodran Mustafi do të bëhej pjesë e tyre, madje ish-mbrojtësi u pa në stadium në takimin Vllaznia-Kukësi, dhe në atë kohë u mendua për një transferim te klubi shkodran.

    Por si qendron e vërteta? Babai i tij, ka një afeksion të veçantë për qytetin e Shkodrës dhe kishte dëshirë të bëhej aksioner te Vllaznia. Dëshira e tij ishte gjithashtu që Shkodran Mustafi të mbyllte karrierën te Vllaznia dhe të bëhej pjesë e drejtimit të klubit. Pasi vizituan ambientet e klubit, u njëohën me mënyrën sesi funksiononte klubi dhe akademia, panë që Vllaznia nuk funksiononte si klub profesionist. Infrastrukturë e dobët, borxhe të shumta, regjistra financiarë të viteve të fundit që nuk kishin fitime por vetëm humbje, buxhet i vogël dhe mungesa e sponsorave, bëri që të tërhiqeshin, pasi nuk ia vlente të investohej.

    LEXO ME SHUME:“Duhet të punojmë si grup”, Strakosha në konferencën për shtyp: Serbia? Janë të fortë në…

  • “E pranoj humbjen me Letoninë nëse fitojmë me Serbinë”, Arbër Hoxha nuk fshihet për sfidën e rëndësishme

    “E pranoj humbjen me Letoninë nëse fitojmë me Serbinë”, Arbër Hoxha nuk fshihet për sfidën e rëndësishme

    Arbër Hoxha u shfaq në konferencën për shtyp në krah të portierit Thomas Strakosha.Ai u shpreh se kjo ndeshje është vendimtare për rrugën drejt Botërorit dhe se nëse duhet të zgjidhte fitoren me Serbinë dhe humbjen me Letoninë, do ta pranonte. Ndër të tjera, Hoxha u pyet për unazën që mban në gishtin e martesës, teksa zbuloi që është vetëm i fejuar, dhe së shpejti do të martohet.

    DEKLARATA E ARBËR HOXHËS

    NDESHJA-Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që kundërshtari ka shumë cilësi, por po punojmë shumë mirë, po përgatitemi dhe shpresojmë e besojmë që do ta fitojmë ndeshjen. Ne jemi profesionistë, do bëjmë tonën në fushë, bëjmë më të mirën. Kjo ndeshje është e vështirë dhe vendos për një vend “play off” për në Botëror, shpresojmë të fitojmë dhe të kemi shpresë në Botëror.

    KONKURRENCA-Konkurrenca të bën më të fortë, jemi në Kombëtare, sado minuta që të kemi të japim më të mirën. Jam vetëm i fejuar, por edhe shumë shpejt i martuar. Kam qenë i vogël në atë kohë, po ka qenë shumë emocionale jo vetëm për mua, po për të gjithë shqiptarët, Hysaj na tregon edhe tani për historinë atje. Ne duhet të bëjmë më të mirën. Do e pranoja të fitonim me Serbinë dhe të humbnim me Letoninë-përfundoi Arbër Hoxha.

    LEXO ME SHUME:“Duhet të punojmë si grup”, Strakosha në konferencën për shtyp: Serbia? Janë të fortë në…

  • “Duhet të punojmë si grup”, Strakosha në konferencën për shtyp: Serbia? Janë të fortë në…

    “Duhet të punojmë si grup”, Strakosha në konferencën për shtyp: Serbia? Janë të fortë në…

    Thomas Strakosha ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat, teksa na ndajnë 3 ditë para duelit me Serbinë. Gardiani kuqezi u shpreh se do të jetë një ndeshje e vështirë, por që e kanë përgatitur mjaft mirë dhe se janë gati. Ndër të tjera ai tha se duhet të tregojnë që e meritojnë Botërorin dhe të fitojnë për të vazhduar ëndrrën.

    DEKLARATA E THOMAS STRAKOSHËS

    SERBIA– Duhet të punojmë të gjithë si grup. Ata janë një grup i mirë, por edhe ne kemi kualitet, e përballojmë mirë Serbinë dhe jemi gati për atë ndeshje. Deri tani po shikoj djemtë që janë të përgatitur, të emocionuar si për çdo ndeshje, e di që për tifozët është diçka më shumë. Por ne dimë që vlen për 3 pikët dhe jo më shumë, duhet të bëjmë të lumtur tifozët tanë dhe te festojmë me të.

    TIFOZËT– Tifozët e kanë treguar se nuk është një ndeshje si ato që kemi luajtur tani, por ne shikojmë nga ana sportive. Duhet të tregojmë që e meritojmë Botërorin dhe e shtuna është ndeshja më e rëndësishme që kemi tani për të vazhduar ëndrrën tonë. Nuk kam një thirrje të veçantë, tifozët kuqezinj na kanë mbështetur si gjithmonë. Kam respekt për çdo tifoz që na ka mbështetur që nga fundi botës.

    ARMA E FORTË E KUNDËRSHTARIT– Di që në goditjet standarte janë shumë mirë, e kemi treguar që kemi një grup që mund të mbrojë mirë, por i dimë dhe gabimet tona që bëmë në Europian. Një lojtar veçmas nuk kam, por si ekip po. E kemi përgatitur ndeshjen si ekip dhe jo individualisht.

    LEXO ME SHUME:Jo vetëm Broja për Milanin, Igli Tare piketon një tjetër futbollist të Kombëtares

  • Jo vetëm Broja për Milanin, Igli Tare piketon një tjetër futbollist të Kombëtares

    Jo vetëm Broja për Milanin, Igli Tare piketon një tjetër futbollist të Kombëtares

    Milan me ardhjen e Igli Tares në rolin e drejtorit sportiv ka rezultuar një nga skuadrat më aktive në këtë merkato vere. 51 vjeçari ka udhëtuar drejtë Korcisë për të siguruar shërbimet e luka Modric. Ndërkohë nga ana tjetër kuqezinjtë janë të intersuar për të ofruar në San Siro dy futbollistët e kombëtares shqiptare si Armando Broja dhe Berat Gjimishiti.

    Prestigjozja britanike “The Sun” shkruan se djajtë kanë shfaqur interes për Aramndo Brojën. 7 herë kampionët e Europës së bashku me Leipzig dhe dy ekipet holandeze si Ajax dhe PSV dëshirojnë  futbollistin e Kombëtares shqiptare. Chelsea nuk e ka në planet e tij 23-vjeçarin dhe për ta lënë të lirë Brojën kërkon të paktën 20 milionë euro. Milan prej kohësh e monitoron sulmuesin kuqezi që natyrisht e tundon mundësia për të lujtur në “San Siro”.

    Armando Broja nuk është i vetmi lojtar shqiptar që synohet nga drejtuesit e 19 herë kampioneve të italisë pasi së fundmi në orbitën e djallit ka përfunduar Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Atalantës i cili ka edhe një vit kontratë me begamaskët nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Kapiteni i kombetares shqiptare ka vlersimin e trajnerit Massimiliano Allegri një faktor ky që mund të shty futbollistin shqiptar të vesh fanellnë e Milanit.

    Te Milan, hapat janë ndërrmarë në mënyrën më të mirë, së pari drejtori sportiv, pastaj trajneri dhe tashmë revolucion në skuadër. Luka Modric mund të bëhet blerja e parë e Igli Tare, i cili, ndërkohë, i është bashkuar lojtarit në kampin stërvitor të Kroacisë për të nënshkruar me të.

    LEXO ME SHUME:U rikthyen te Partizani pas huazimit, dy lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e Skënder Gegës

  • Nuk ka rinovuar ende me Egnatian, Partizani gati të përfitojë; nis bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit

    Nuk ka rinovuar ende me Egnatian, Partizani gati të përfitojë; nis bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit

    Partizani prej disa ditësh është rikthyer në fushën e lojës për të marrë ngarkesën maksimale në kualifikueset e Conference League. Në klubin e kuq është një kantier i hapur, ku ka patur shumë largime dhe tani vëmendja është kthyer te merkato në hyrje.Arbin Zejnullai, një nga mesfushorët më të mirë në sezonet e fundit në Superligën shqiptare, me shumë gjasa do mbetet të jetë pjesë e saj edhe sezonin ardhshëm, mirëpo këtë herë mund ta shohim edhe me fanellën e ndonjë skuadre tjetër.

    26- vjeçari nga Tetova ka mbyllur kontratën me Egnatian dhe rinovimi me rrogozhinasit ka ngecur për arsye ekonomike. Ndërkohë nga e gjithë kjo situatë, dëshirojnë të përfitojnë drejtuesit e Partizanit, që janë takuar me përfaqësuesit e lojtarit për të diskutuar një bashkëpunim të mundshëm.

    Bisedimet deri më tani kanë qenë të vazhdueshme, por ende lojtari nuk ka kthyer një përgjigje konkrete, ndoshta i tunduar edhe nga ofertat e tjera që mund t’i vijnë përreth.

    Në ditët në vijim është caktuar edhe një takim i fundit, ku mund të vendoset gjithçka. Fakt është, se tek të dyja palët ekziston dëshira për bashkëpunim.

    PARTIZANI NIS SEANCAT STËRVITORE

    Europa nuk pret dhe për këtë te të kuqtë janë mjaft të vetëdijshëm. Kështu klubi gjithçka mesditën e djeshme e ka nisur me një mbledhje, ku të pranishëm ishin edhe futbollistët. Stafi dhe drejtuesit kanë kërkuar nga futbollistët vlerësim maksimal në mënyrë që ekipi të ecë sa më larg.

    Pjesë e stërvitjes ishin gjithsej 19 futbollistë, ku padiksutim bie në sy mungesa e lojtarëve që iu ka përfunduar kontrata. Kështu Gjelbrim Taipi ishte i pari që njoftoi largimin nga Partizani ditën e djeshme dhe rrjedhimisht nuk ishte pjesë e ekipit. Njëjtë ndodhi edhe me Anteo Osmanllarin që zytarizoi largimin. Partizani ka nisur një periudhë reflektimi mbi vendimet që duhet të merren. Tashmë që Europa afrohet çdo ditë e më shumë, të kuqtë kanë nisur punën për zgjidhjen e disa çështjeve kryesore, që kanë të bëjnë më së shumti me largimet.

    LEXO ME SHUME:“Fol ti më mirë”/ Ndeshja ndaj Serbisë, konferenca e Hysajt dhe Qazim Laçit shkakton të qeshura (video)