Pa Europë dhe titull, verë e nxehtë dhe me shumë ndryshime për Partizanin

by S.M

Partizani po hyn në një nga periudhat më të rëndësishme të viteve të fundit, teksa drejtuesit e klubit janë të detyruar të marrin vendime që do të ndikojnë jo vetëm sezonin e ardhshëm, por edhe vazhdimësinë e projektit të skuadrës.

Pas një kampionati të mbyllur në vendin e pestë dhe jashtë “Final Four”, te të kuqtë ekziston bindja se skuadra ka nevojë për ndryshime, por pa prishur plotësisht bazën aktuale të ekipit. Në ambientin e klubit ka zhgënjim për mënyrën se si shkoi sezoni, duke qenë se për një pjesë të mirë të kampionatit Partizani ishte në garë për vendin e katërt dhe për një biletë në Kupat e Europës. Megjithatë, luhatjet e shumta në rezultate dhe mungesa e vazhdimësisë në lojë bënë që skuadra ta mbyllte sezonin larg objektivave të vendosur në fillim. Prioriteti kryesor mbetet emërimi i trajnerit që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm.

Një nga emrat më të përfolur mbetet ai i Zoran Zekic. Kroati e ka drejtuar më parë Partizanin dhe konsiderohet si një trajner që e njeh mirë ambientin e klubit, por edhe presionin që ekziston te një skuadër që gjithmonë luan për trofe.Një tjetër aspekt që po diskutohet në klub është edhe nevoja për afrime cilësore. Skuadra pati probleme në disa reparte gjatë sezonit të fundit dhe drejtuesit synojnë të ndërhyjnë aty ku ekipi shfaqi më shumë vështirësi. Reparti defensiv mbetet një nga prioritetet kryesore në merkato. Nga ana tjetër, te Partizani ekziston bindja se skuadra ka nevojë edhe për më shumë liderë në fushë. Në shumë ndeshje të sezonit që sapo u mbyll, ekipi vuajti mungesën e lojtarëve që marrin përgjegjësi në momentet vendimtare dhe që arrijnë të udhëheqin grupin në situata të vështira.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.