145
Ballkani interesohet për Edison Ndrecën. Mbrojtësi i Egnatias zhvilloi një sezon pozitiv me fanellën e Egnatias, teksa në kampionat ka shënuar 3 gola e ka dhënë 6 asiste, ndërkohë që ishte 29-vjeçari ai që shënoi dhe golin në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit.
Mbetet për t’u parë nëse oferta financiare e kampionëve të Kosovës do të bindë drejtuesit e Egnatias për të lënë të lirë mbrojtësin e krahut, i cili këtë sezon ka qenë një nga më të mirët në radhët e skuadrës së Tetovës.