Dinamo duket se ka gjetur goditjen e parë të rëndësishme në këtë merkato vere. Burime pranë klubit bëjnë me dije se blutë janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Erion Hoxhallarin, i cili pritet të rikthehet në Superiore pas eksperiencës së tij në Poloni.
Mbrojtësi i majtë, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Tirana, është në bisedime të avancuara me drejtuesit e Dinamo-s dhe palët po diskutojnë detajet e fundit të kontratës. Nëse nuk ka surpriza të momentit të fundit, Hoxhallari do të jetë një nga afrimet më të rëndësishme të skuadrës kryeqytetase për sezonin e ri.
Pas largimit nga Tirana, futbollisti provoi aventurën jashtë Shqipërisë me Polonia Varshavë, ku fitoi eksperiencë të vlefshme në një kampionat konkurrues. Tashmë, pas disa sezonesh në futbollin polak, mbrojtësi duket i gatshëm për t’u rikthyer në vendlindje dhe për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Nga Tirana te Dinamo, transferimi që pritet të trazojë kryeqytetin […]
Comments are closed