ZYRTARE/ Besa ndez merkaton, firmos me “makinerinë” e 24 golave

by KLIKOJE.AL

Manfredas Ruzgis është zyrtarisht futbollist i Besës. Klubi kavajas ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me sulmuesin lituanez, i cili do të jetë pjesë e verdhezinjve për sezonin e ri, në një lëvizje që konsiderohet mjaft e rëndësishme për objektivat e skuadrës.

29-vjeçari vjen pas eksperiencës me Vorën në Superligë, një sezon që nuk shkoi sipas pritshmërive për shkak të problemeve fizike dhe dëmtimeve që e penalizuan gjatë një pjese të mirë të kampionatit. Megjithatë, cilësitë e tij si golashënues mbeten të padiskutueshme dhe Besa beson se ka afruar një futbollist që mund të bëjë diferencën në repartin ofensiv.

Ruzgis njihet mirë në futbollin shqiptar për atë që realizoi në sezonin 2024/25 në Kategorinë e Parë. Sulmuesi shpërtheu me një sezon fantastik, duke shënuar plot 24 gola në kampionat dhe duke u kthyer në një nga emrat më të spikatur të kategorisë. Pikërisht ato paraqitje i hapën rrugën drejt elitës, ndërsa tani ai synon të rikthehet në nivelet që e bënë një nga sulmuesit më të kërkuar në vend.

Për trajnerin Gugash Magani, afrimi i Ruzgis përfaqëson një përforcim me peshë në prag të sezonit të ri. Besa po ndërton një skuadër konkurruese me synimin e qartë për t’u rikthyer mes më të mirëve dhe eksperienca e sulmuesit lituanez pritet të luajë një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij objektivi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Dinamo, transferimi që pritet të trazojë kryeqytetin 17/06/2026 - 20:30

[…] LEXO ME SHUME:ZYRTARE/ Besa ndez merkaton, firmos me “makinerinë” e 24 golave […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.