Çështja” e 44 mijë eurove me Tiranën dhe transferimi i Tabekou, ja aventura e re e kamerunasit

by KLIKOJE.AL

Serge Tabekou dhe Tirana kanë ndarë rrugët, ndërsa sulmuesi kamerunas ka zgjedhur të rikthehet në Qipro. 29-vjeçari ka gjetur një aventurë të re te Krasava ENY Ypsonas, pas eksperiencës së kaluar me Nea Salamina.

https://www.ant1live.com/athlitika/692335_stin-kypro-xana-o-tampekoy

Emri i Tabekout është shoqëruar së fundmi edhe me pretendime për një detyrim financiar ndaj Tiranës. Sulmuesi pretendon se klubi bardheblu i detyrohet 44 mijë e 500 euro nga sezoni i kaluar, ndërsa nga Tirana janë hedhur poshtë këto pretendime.

Pavarësisht situatës, palët kanë mbyllur bashkëpunimin. Serge Tabekou ishte një prej lojtarëve më të spikatur të Tiranës në sezonin e kaluar dhe kishte firmosur për një sezon me klubin kryeqytetas. Në kampionat, ai regjistroi 35 paraqitje dhe 9 gola.

Mungesa e tij në nisjen e përgatitjeve ishte raportuar fillimisht për arsye shëndetësore, ndërsa tashmë e ardhmja e tij është qartësuar. Tabekou rikthehet në Qipro, aty ku kishte luajtur më parë me Nea Salamina.

Nga lojtari dhe nga Tirana nuk ka pasur deri tani një reagim zyrtar të detajuar për çështjen financiare. Ndërkohë, aventura e re e kamerunasit në Qipro ka nisur tashmë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.