TRONDITET VLLAZNIA! Zbulohet çfarë rrezikojnë Xhaferi dhe Martini nga Disiplina

by KLIKOJE.AL

Vllaznia pret sot me ankth vendimin e Komisionit të Disiplinës për episodet e tensionuara në fundin e sfidës ndaj Elbasanit. Në Shkodër, vëmendja është e përqendruar jo vetëm te presidenti Alban Xhaferi, por edhe te trajneri Edi Martini.

Xhaferi pritet të përballet me një masë të rëndë disiplinore për shkak të incidentit me një prej arbitrave asistentë, ndërsa për kuqeblutë shqetësimi kryesor lidhet me pankinën.

Edi Martini u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes, pasi pas golit të Mustës bëri në mënyrë të përsëritur gjestin e VAR-it. Një veprim që mund të konsiderohet si sjellje josportive dhe që mund ta vendosë trajnerin përpara Komisionit të Disiplinës.

Nëse Martini merr një masë më të rëndë se pezullimi standard që shoqëron kartonin e kuq, atëherë Vllaznia mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në pankinë.

Dhe kjo nuk është një situatë e panjohur për klubin shkodran. Në raste të mëparshme, mungesa e trajnerit në pankinë ka ndikuar te skuadra, ndaj në Shkodër shpresojnë që vendimi i Disiplinës të mos sjellë një goditje të dyfishtë.

Tashmë, gjithçka është në dorën e Komisionit. Xhaferi pret verdiktin për incidentin, ndërsa Vllaznia pret të mësojë nëse do të ketë apo jo një tjetër problem në pankinë me Edi Martinin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.