Rouen Hjuman do të jetë në dispozicion të Partizanit për përballjen e javës së tretë të Abissnet Superiores ndaj Vllaznisë. Mesfushori u pezullua me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, por tashmë Partizani ka mundësinë të paguajë për gjysmën e mbetur të dënimit. Hjuman e ka shlyer një ndeshje, pasi mungoi në sfidën ndaj Laçit.
Kështu, 25-vjeçari pritet të rikthehet në formacion ndaj Vllaznisë, në një ndeshje që premton shumë rivalitet. Hjuman është një titullar i padiskutueshëm për skuadrën e kuqe dhe rikthimi i tij është një lajm i rëndësishëm për trajnerin.
Si Partizani, ashtu edhe Vllaznia ende nuk e kanë provuar fitoren në këtë edicion të Abissnet Superiores. Të kuqtë kanë grumbulluar vetëm 1 pikë dhe kërkojnë me çdo kusht reagimin në përballjen ndaj shkodranëve.
