Reagimi i zemëruar i Cristiano Ronaldos për zëvendësimin kundër Brentfordit ka kërcënuar të errësojë fitoren 3-1 të Manchester Unitedit në mbrëmjen e së mërkurës.
Ronaldo u largua nga trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick në minutën e 71- të të ndeshjes, me Unitedin që kryesonte 2-0 falë golave të Anthony Elanga dhe Mason Greenwood.
Harry Maguire dhe Marcus Rashford u futën në vend të Ronaldos dhe Greenwood, dhe portugezi ishte qartësisht i pakënaqur me zëvendësimin.
Ai kundërshtoi vendimin e Rangnick teksa largohej nga fusha dhe më vonë u pa duke mërmëritur me veten e tij në bankinë i zemëruar.
Rangnick u ul pranë Ronaldos për të ngushëlluar sulmuesin dhe me sa duket të shpjegojë vendimin e tij për ta larguar atë nga loja.
Gjermani u shfajësua kur Rashford shënoi golin e tretë për Unitedin përpara se Ivan Toney të shënonte golin e vetëm për Brentford më vonë.
Ndryshe, fitorja e Unitedit i çon ata në vetëm dy pikë larg vendeve që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.