Bintsuka është një nga çështjet kryesore te Partizani dhe është në momentet e veta të fundit për të marrë zgjidhje ose jo. Sulmuesit i skadon kontrata në fillim të muajit të ardhshëm dhe deri më tani, pavarësisht ofertave nga ana e klubit për të rinovuar, pala e lojtarit nuk ka pranuar.
Kur ka mbetur edhe vetëm një muaj nga marrëveshja, pritet që drejtuesit e kuq të bëjnë një përpjekje të fundit për ta mbajtur kongolezin. Megjithatë, kjo duket të jetë mjaft e vështirë, për shkak se në drejtim të Bintsuka-s prej muajsh kanë mbërritur disa oferta ndjeshëm më prestigjioze se ajo që mund t’i ofrojë Partizani dhe kjo e bën rinovimin të jetë një mision thuajse i paarritshëm.
Gjithsesi, merkatoja ka treguar se asnjëherë nuk i dihet dhe mund të ndodhin edhe gjëra që në situatë normale nuk parashikohen. Në muajt e fundit, kongolezi ka vuajtur edhe gjetjen e golit, pasi nuk realizon prej 31 marsit. Lodhja, por edhe situata e paqartë kontraktuale, mund të ndikojnë.
SEZONI I RI
Me mbylljen e këtij sezoni me kualifikimin në Europë, pritet të nisë projekti i ri i tyre. Pjesë e klubit është edhe drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj, por ajo që “nuhatet” në korridoret e kuqe është se Haxhia do të jetë udhëheqësi i ndryshimeve që duhet të ndodhin me të patjetër në klubin e kuq. Gjithçka pritet të nisë nga largimet.
1 comment
[…] LEXO ME SHUMEl:Lë në “baltë” Partizanin, futbollisti refuzon të rinovojë kontratën […]
Comments are closed